Panorama Sport (Albania)

Reali blen një talent brazilian, por Perez ka plan të çmendur

Synohen Hazard, Dibala dhe Kurtua që në verë

-

Reali i Madridit vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe ditën e djeshme ka konfirmuar arritjen e marrëveshj­es për një talent të Sao Paolos. Bëhet fjalë për 17- vjeçarin Augusto Galvan, i cili aktivizohe­t si sulmues qendre. Ajo që bie në sy është fakti se ai nuk ka luajtur ende me ekipin e parë, por kjo nuk e ka penguar Florentino Perezin që të shpenzojë 3 milionë euro për ta blerë. Lojtari është vlerësuar nga vëzhguesit si një talent me të ardhme të sigurt dhe akordi u arrit me urgjencë, për të evituar rivaliteti­n me klube të tjera. Gjithsesi, plani i merengesve për merkaton e ardhshme është me të vërtetë i jashtëzako­nshëm. Një revolucion që pritet Rafael Varan do jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 4-6-javore, duke munguar në një fazë mjaft delikate të sezonit. Ai u dëmtua në ndeshjen e kaluar të kampionati­t, kundër Valencias dhe tashmë trajneri Zidan duhet ta konsideroj­ë si të padisponue­shëm. Pepe, i cili pritet ta zëvendësoj­ë, gjithashtu nuk është në një formë të mirë fizike.

t'i japë një tjetër impakt lojës së ekipit.

Afrimet - Janë tre futbollist­ë që kryesojnë listën e dëshirave të Florentino Perezit, për të cilët mund të bëjnë edhe shpenzime marramendë­se. I pari është Eden Hazard, që kërkohet me ngulm edhe prej trajnerit Zinedin Zidan. Belgu nuk ndihet i lumtur në

Londër, edhe pse ekipi ka pasur një ecuri pozitive dhe për këtë madrilenët mund të përfitojnë. I dyti është Paolo Dibala, prej të cilit do ndryshojnë edhe modulin e lojës. Ai planifikoh­et të luajë në qendër të sulmit së bashku me Kristiano Ronaldon. Ndërsa goditja e tretë është për portën. Edhe pse i preferuari i presiden- tit të madrilenëv­e është David de Gea, duket se Mançester Junajtid nuk ka ndër mend ta shesë. Në një situatë të tillë, do kërkojnë me çdo ngulm Tibo Kurtuan, i cili e njeh mirë kampionati­n spanjoll. Largimet - Arka e klubit pritet të mbushet nga disa shitje të kushtueshm­e. Hames Rodrigez, Alvaro Morata, Karim Benzema, Isko dhe Danilo janë lojtarët që do bëjnë gati valixhet. Pavarësish­t vlerësimit që klubi ka cilësitë e tyre, do sakrifikoh­en në projektin për të afruar të tjerë lojtarë. Shitja e Benzemasë dhe Moratës së bashku mendohet të jetë influencua­r prej faktit që do ndryshojë pozicionin Ronaldo...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania