Panorama Sport (Albania)

Tirana për rekord, por vuan shumë me Studentin

Popoviç më e mira për bardheblut­ë, Mema nga kampi tjetër

- OLGERT SERANI

Tirana në basketboll për femra katapul tohet sërish e para pas javës së 13- të. Bardheblut­ë e drejtuar nga trajneri Roland Avrami mposhtën në derbi Studentin 75- 64 në "Fahrie Hoti", triumf ky i 11ti radhazi. E planifikua­r për t'u zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi", një defekt elektrik e zhvendosi sfidën në sallën tjetër. Përpos përbërjeve respektive, Studenti i trajneres Florentina Mitku u hapi jo pak punë rivaleve që për një moment rikuperojn­ë në -5 pikë. Perioda e parë ka qenë një formalitet për Tiranën që shkëputet 2512. Ky rezultat krijoi përshtypje­n se Tirana do të kishte një provë të lehtë, por nuk ndodhi kështu. Kjo u shfaq që në startin e periodës së dytë ku Studenti nën " dirigjimin" e Memës dhe kontributi­t të Metanit krijojnë një avantazh të pjesshëm 9-0. Kjo çoroditje e Tiranës bën që trajneri Avrami të kërkojë pushim. Menjëherë kapitenia Bujari shënon pikët e para për këtë 10-minutësh, e saktë nga distanca për 3 pikë. Duqi përgjigjet me 2 pikë dhe tashmë Tirana ka arsye të fortë të reagojë. Popoviç është "snajper" për tri pikë. E tillë nga kampi tjetër edhe Mema, e sakrifikua­r në çdo moment për skuadrën. Skuadrat kanë një shpërqendr­im duke shpërdorua­r një seri sulmesh. Jankoviç shërben një asist për Dishnicën, e cila nuk fal poshtë

koshit duke e mbyllur pjesën e parë 29-40 dhe atë të pjesshme në favor të Studentit 17-15. E ekuilibrua­r luhet edhe e treta me Vatën, finalizues­e e dy pikëve të radhës pas 2 minutave lojë. Popoviç lëshon një tjetër "bombë" për tre dhe Tirana ka një avantazh

komod 42-31. Nga stoli, trajneri Avrami kërkon një qarkullim të shpeshtë të topit, por sërish ka rezerva për lojën duke thirrur një tjetër pushim përtej serisë së 3pikëshave të malazezes. Dy minuta nga fundi i periodës, Duqi lë parketin për plotë- simin e pesë personalev­e. Protagonis­te për Studentin në fundin e kësaj periode është Konini, edhe kjo perfekte në realizimet për 3-pikë ku më "pikantja" ishte e ajo e "frymës së fundit". Kjo periodë do të fitohet nga bardheblut­ë në shifrat e ngushta 18-17 dhe rezultati i përgjithsh­ëm i përkohshëm 58-46. Studenti nuk heq dorë nga surpriza e përmbysjes dhe bën presing me dyshen E. Aliaj- Metani. Hoxhaj çlirohet në këtë pjesë loje së bashku dhe me qendrën A. Aliaj. Tirana administro­i avantazhin, ndërsa Studenti e pati të pamundur të prishë festën e Tiranës edhe pse e fiton periodën 18-17. Gjithsesi ajo proviziori­sht kap vendin e katërt, që e çon në "play off".

 ??  ?? Nga derbi Studenti-Tirana
Nga derbi Studenti-Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania