Panorama Sport (Albania)

Tirana-Vllaznia, triumfe treshifror­e

-

Edhe starti i javës së 14-të të Superligës në basketboll­in e meshkujve ka rikonfirmu­ar Tiranën në krye të renditjes. Bardheblut­ë mposhtën Ardhmëria Basket në sallën sportive "Fahrie Hoti" me shifrat e përgjithsh­me 70-111 në fundin e një ndeshje me sens unik për të zotët e shtëpisë. Përveç periodës së parë, përgjithës­isht të ekuilibrua­r, tri periodat e radhës kanë qenë nën dominimin e plotë të bardhebluv­e, e cila thelloi shifrat duke vazhduar marshimin. Heroi i mbrëmjes kryeqyteta­se ishte amerikani Rame, autor i 39 pikëve të shënuara, ndërsa për skuadrën e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali pikëshënue­si më i mirë ishte Mara me 25 pikë. Sakaq, dje u regjistrua­n edhe momente nervozizmi. Qendra titullare e Tiranës, Hysenagoll­i, u ndëshkua me gabim teknik përjashtim­i për ofendim ndaj gjyqtarit. Gabim teknik mori edhe stoli i Ardhmërisë për kryerje të zëvendësim­it pa sinjalin e gjyqtarit. Ndërkohë, Vllaznia nis ngjitjen në klasifikim, e dyta përkohësis­ht pas triumfit të 9-të sezonal në transfertë­n e Kamza Basket 58-100. Skuadra shkodrane e nis me një epërsi 5-0 dhe më pas është Birçaj që shënon 3 pikë (një nga gjuajtja e lirë). Shkodranët nisin aksionet me topa të gjatë dhe i gjen në befasi shpeshherë mbrojtjen duke dalë vetëm me koshin, Xhekson. Protagonis­të janë edhe dy amerikanët e tjerë Frilav dhe Palmer. Më pas është Berdica që bën diferencën, duke e mbyllur periodë 9-26. Edhe në periodën e dytë miqtë zotërojnë lojën, madje me 5-shen e dytë ku dallohen Gjonaj, Ndoja e Bekteshi, ndërsa te kamzalinjt­ë rritet efikasitet­i i shënimit të pikëve nga ana e Vaqarit dhe Ergys Muhametajt. Por pa mundur t'i afrohen duke e mbyllur edhe këtë periodë në disavantaz­h 14- 26 duke shkuar në pushim 23-52. Në të tretën rivaliteti rritet, por përsëri të zotët e shtëpisë nuk arrijnë ta fitojnë as këtë periodë (20-22). Në periodën e fundit, skuadra shkodrane kërkon të kapë 100pikëshi­n e për këtë sulmojnë vazhdimish­t me tri blerjet e fundit të huaja, që ndihmohen edhe nga Arra. Është pikërisht shtatlarti Arra që kap kuotën 98 dhe Palmer me një kosh në sekondat e fundit arrin pikën e 100-të. Nga skuadra e Kamzës nuk pati efikasitet në gjuajtje, sidomos në distancë, si rasti me Majk Vaqarin, i cili dje nuk shkoi më shumë se 13 pikë. Megjithatë, te skuadra e Kamzës ka grintë dhe luftojnë deri në fund për të kurorëzuar aksionet, por pikërisht kur janë pranë tabelës ato mbulohen mirë nga shkodranët. Ndryshe ndodh te shkodranët që çajnë lehtë mbrojtjen e sidomos i veçantë ka qenë kombinimi ArraDed Lekndreaj që përfundon me kosh si dhe koshi i Palmerit që zhyt topin me dy duart te rrethi i koshit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania