Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë, Tirana e bën monopol

Evangjeli Veli shpallet sportistja më e mirë e aktiviteti­t

- ROLAND GJINI

Tirana është fituesja e dyfishtë e Kupës së Shqipërisë në peshëngrit­je për të rritur. Në eventin maratonë, i cili u zhvillua dje në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, ekipe nga e gjithë Shqipëria testuan edhe një herë forcat mes tyre. Te meshkujt morën pjesë Tirana, Teuta, Shtërmeni, Vllaznia, Massglass, Skënderbeu, Apolonia, Ymer Ferhati, Tomori dhe Flamurtari. Ndërsa te femrat sfiduan njëri- tjetrin ekipet e Tiranës, Elbasanit, Skënderbeu­t dhe Partizanit. Në përfundim të garës, te meshkujt Tirana u shpall ekipi fitues me 616 pikë. U vërtetua edhe një herë dominimi i bardhebluv­e, pasi nga 8 vende të para, 5 u takonin atyre. Në vendin e dytë u rendit Teuta me 401 pikë të grumbullua­ra dhe në të tretin Shtërmeni me 293 pikë në total. Suksesin e meshkujve e përsëritën edhe femrat e Tiranës, të cilat u renditën në vendin e parë si ekip me 402 pikë. Në të dytin u pozicionua Elbasani me 193 pikë dhe në të tretin Skënderbeu me 168 pikë. I rikthyer në garë për herë të parë pas dënimit, Daniel Godelli shkëlqeu dhe, për pasojë, mori çmimin si sportisti më i mirë i aktiviteti­t me koeficient sinklarite­ti 440.6. Te femrat, sportistja më e mirë me rezultat shumë të lartë u shpall Evangjeli Veli me koeficient sinklarite­ti 273.85. Sipas zyrtarëve të federatës, rezultati i Velit ishte i lartë, madje futet te dy më të mirët në Europë të regjistrua­r përgjatë kësaj periudhe. Përveç Godellit, te meshkujt spikati edhe Qerimaj, i cili përgjatë garës dukej mjaft i karikuar. Madje, në fund të garës së tij, iu drejtua tribunës me togfjalësh­in: "Për sot e mbylla, shihemi prapë, kemi kohë".

Daniel Godelli - Rikthim i bujshëm ishte dje ai i Daniel Godellit. Në përfundim të garës së tij, ai u shpreh për gazetën: "Gjithmonë garoj për më të mirën dhe maksimumin. Synimi im është medalja në Europian dhe për këtë do të punoj në vazhdimësi. Sot (dje) bëra atë që unë di të bëj gjithmonë, gjithsesi synimet e mia shkojnë shumë më lart. Në fund Godelli, përmes një shprehjeje, lëshoi edhe një mesazh për kritikët e tij: "Lopa kur pëllet, pret thikën e kasapit".

 ??  ?? Godelli dje në garë
Godelli dje në garë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania