Panorama Sport (Albania)

Ferrari prezanton makinën e re, “pagëzohet” SF70H

Skuderia italiane do të festojë 70- vjetorin e krijimit

-

Do të quhet SF70H makina me të cilën Ferrari do të garojë në Formula 1 në Botërorin e 2017-ës. Prezantimi u bë paraditen e djeshme në Maranelo, por mbarë bota e ndoqi "online". Pas një prezantimi të shkurtër në video u hoq "velloja" e "kokëkuqes". Prezent në ceremoni ishin tre pilotët Kimi Raikonen, Sebastian Fetel dhe Antoni Xhovinaco së bashku me shefin Mauricio Arrivabene. Nderimi - Emri i veturës së re të Sebastian Fetelit dhe Kimi Raikones ka lidhje me 70-vjetorin e krijimit të Ferrarit. Ndërkohë që germa "H", pas numrit do të "Hybrid" (Hibride). Risia e madhe e kësaj veture është zgjatja që ka kofanon e motorit. Kjo risi, ashtu si dhe zgjerimi i gomave "i dedikohet" ndryshimit të rregullore­s. Sa i përket pjesës së hundës, vetura aktuale nuk ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit të kaluara pasi ka ruajtur "hundën" e shkurtër. Motori - Ndryshe nga aerodinami­ka këtë sezon motorët e veturave të Formulës 1 nuk kanë ndryshuar shumë. Risia më e madhe në këtë aspekt është karburanti që do të konsumohet për një xhiro. Duke qenë se veturat e reja do të japin kohë më të shpejta motorët do të kalojnë më shumë kohë në regjim maksimal dhe, për këtë arsye, mendohet se në një orë do të shpenzojnë 105 kilogramë benzinë (më parë harxhonin 100 kg për orë ). Pas sezonit të fundit zhgënjyes shtohen ambiciet për kampionin e katërfisht­ë të botës, Fetel. Gjermani shpreson se SF70H do të sjellë sërish makinën në nivelet e së kaluarës. "Është punuar mjaft pas kësaj makine. Shumë njerëz kanë punuar dhe është kënaqësi që jemi këtu së bashku", ishin fjalët e Fetelit në prezantimi­n e makinës së re. Me superlativ­a ka folur edhe finlandezi, i lumtur me angazhimin e stafit. "Më pëlqen pamja e makinës së re. Është shumë ndryshe nga ai i vitit të kaluar, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet e rregullore­s. Ekipi ka bërë një punë fantastike në çdo detaj të makinës. Pra, siç thashë më lart është shumë e bukur, por që të presim se si do të shkojnë në testet e Barcelonës. Ndoshta nuk do të shkojmë në limitet tona, por konstatoj se makina është 'OK'. Madje që në kontaktin e parë ndjesitë ishin pozitive. Sot do të bëjmë disa xhiro, por prova e vërtetë do të jetë në Barcelonë. Për momentin gjithçka është shumë mirë". Pas Ferrarit të 2017ës, dje u prezantua edhe McLaren për Botërorin. Skuderia britanike ka prezantuar në "Woking" MCL32, i cili i rikthehet ngjyrës së saj historike portokalli.

 ??  ?? Një gafë ndodhi ditën e djeshme gjatë shortit të hedhur për kampionati­n botëror të vaterpolos për meshkuj, finalet e të cilit do të zhvillohen në Budapest. Në ekranet e mëdhenj, flamuri shqiptar u shfaq si simbol zyrtar i Malit të Zi. Pavarësish­t...
Një gafë ndodhi ditën e djeshme gjatë shortit të hedhur për kampionati­n botëror të vaterpolos për meshkuj, finalet e të cilit do të zhvillohen në Budapest. Në ekranet e mëdhenj, flamuri shqiptar u shfaq si simbol zyrtar i Malit të Zi. Pavarësish­t...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania