Panorama Sport (Albania)

Dueli i titullit, Partizani dhe Kukësi stërviten në një... “shtëpi”

Batutat e Fejzullahu­t, Gjoka dhe Shameti si dy binjakë

- ABDULLA DUSHKU

Fate të ndryshme, ekipe rivale, his tori të ndryshme, objektiv dhe shtëpi e njëjtë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por dy skuadrat që këtë vit do të kërkojnë të fitojnë titullin kampion në Shqipëri stërviten në të njëjtën fushë. Ditën e djeshme, të dyja kanë dashur të shmangin takimin dhe përplasjen mes tyre. Do të takohen vetëm në fushën e lojës për të dhënë verdiktin e një sfide që mund të quhet pa dyshim një finale për titullin. Kukësi dhe Partizani do të luajnë të dielën një ndeshje shumë të rëndësishm­e për fatin e sezonit dhe mbi të gjitha për objektivat e tyre. Finalja e titullit përgatitet në një shtëpi. Kukësi dhe Partizani do të përplasen mes tyre të dielën në Kukës janë duke u përgatitur maksimalis­ht gjatë këtyre ditëve në kompleksin sportiv "Tirana Internacio­nal", i cili ndodhet në Pezë. Aty të gjithë janë miq dhe armiq, futbollist­ë, trajnerë, presidentë dhe drejtues skuadrash. E djeshmja ishte një ditë e zakonshme stërvitore në Pezë Helmës për të dyja ekipet. Kukësi e nisi stërvitjen në orën 11: 00, ndërsa Partizani disa orë më vonë, ekzaktësis­ht në 14: 00. Aty, në fushën e Pezës gjërat duken të qeta. Gjoka dhe Starova dhanë indikacion­et e duhura për "finalen" mes tyre.

E fillon Kukësi

Seanca stërvitore e Kukësit nisi në orën 11: 00. Pas konferencë­s për shtyp të trajnerit Gjoka, të gjithë filluan të vinin. Ishte pikërisht ai dhe zëvendëstr­ajneri i tij, që më përpara pinë kafen e mëngjesit. Më pas erdhi edhe autobusi me të gjithë futbollist­ët. Stërvitja zgjati 90 minuta. Skuadra u largua më përpara se të vinte ekipi i Partizanit që do të stërvitej në 14: 00 duke shmangur në këtë mënyrë "përplasjen" apo takimin përpara ndeshjes. Duket se gjithçka do t'ia lënë fushës. Më në humor ka qenë Eni Imani, i cili gjatë gjithë kohës këndonte në stërvitje një kor të njohur kundër deputetit Erjon Braçe. "Erjon Braçe bibilushi, lalalalala". Gjoka-Shameti si binjakë

Mbrojtësi i Kukësit dhe trajneri kanë një ngjashmëri të frikshme mes tyre jo vetëm nga gjatësia e trupit, por edhe nga fakti që nuk kanë flokë. Shpeshherë njerëzit i ngatërrojn­ë. "Është e vërtetë. Gjithmonë edhe në Kukës shumë njerëz më kapin për krahu dhe më krahasojnë me Shametin. Na ngatërrojn­ë me njëri- tjetrin", thotë trajneri kur e pyesin për mbrojtësin. Skuadra e Kukësit ka dy lojtarë të dëmtuar dhe falë punës që po bëjnë mjekët duket se do të bëhet e pamundura për t'i rikthyer. Besar Musolli

ka një tërheqje muskulore, ndërsa Dvornenkov­iç ka pasur një pickim në kofshën e majtë, të cilën gjatë gjithë kohës e ka mbajtur në akull. Pas stërvitjes, skuadra drekoi dhe nga ora 16: 00 u nis drejt Kukësit ku do të qëndrojë dy net përpara ndeshjes. Sot paradite është parashikua­r një seancë stërvitore e lehtë në stadium.

E mbyll Partizani

Përpara të gjithëve ka ardhur portieri dhe kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha, me makinën e tij personale. Pas tij edhe Fejzullahu,

Ramadani dhe Ibrahimi. Të tre nuk mund t'i linin pas batutat me baristin e lokalit. Duket se Fejzullahu i ka bërë premtimin për t'i dhënë një pije energjike, por Arbori tha se do t'ia blinte kur të merrte premion nga fitorja me Kukësin. "Ka tre vite që Partizani kërkon titullin dhe mendoj se tani është momenti i duhur, jo vetëm për klubin tonë, por edhe për ata tifozë të mrekullues­hëm", tha Fejzullahu. Në orën 13: 30 vjen autobusi i Partizanit me të gjithë futbollist­ët e tjerë. Pasi bëjnë përgatitje­t, në orën 14: 00 nis seanca stërvitore ku ishin të pranishëm 25 futbollist­ë, 3 portierët Hoxha, Xhika dhe Dajsinani përgatites­hin të veçuar nga pjesa tjetër. Më pas, të gjithë lojtarët zhvilluan një ndeshje miks mes tyre, por grupi u shkartis në atë mënyrë ku nuk mund të kuptoje mënyrën se si do të zbresë skuadra në fushë. Potencë dhe pozitivite­t

Trajneri Sulejman Starova ka drejtuar me rreptësi dhe seriozitet të gjithë seancën e djeshme stërvitore duke dashur ta përgatisë

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Partizanit
Çast nga stërvitja e djeshme e Partizanit
 ??  ?? Dvornenkov­iç shqetëson kampin verilindor
Dvornenkov­iç shqetëson kampin verilindor
 ??  ?? Gjoka dhe Shameti, nga mbrapa si dy vëllezër binjakë
Gjoka dhe Shameti, nga mbrapa si dy vëllezër binjakë
 ??  ?? Pamje nga dhomat ku ndërrohen ekipet
Pamje nga dhomat ku ndërrohen ekipet
 ??  ?? Gëzim Mema, punëtori i fushës ku stërviten dy skuadrat
Gëzim Mema, punëtori i fushës ku stërviten dy skuadrat
 ??  ?? Kukësi bëhet gati, merr detyrat nga trajneri Ernest Gjoka
Kukësi bëhet gati, merr detyrat nga trajneri Ernest Gjoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania