Panorama Sport (Albania)

Xhafaj: Me Flamurtari­n duel taktik, por fiton Tirana

"Vetëm hienat dhe dështakët rezistojnë në Vlorë, kanë bërë merkato sa për statistikë"

- ADELA MERKO

Daniel Xhafajt nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, edhe pse prej kohësh është zhvendosur në Amerikën e largët. Distanca gjeografik­e nuk e pengon atë që të ndjekë futbollin shqiptar dhe as që të bëjë një "skaner" për ndeshjen mes Tiranës dhe Flamurtari­t. Gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport", ishsulmues­i i të dy ekipeve nuk e quan finale këtë duel, ndërsa parashikon fitore të bardhebluv­e. Ai analizon me detaje krizën që po kalojnë të dy klubet, ndërsa nuk ngurron që të flasë ashpër për Flamurtari­n dhe drejtuesit e tij.

Luhet Tirana-Flamurtari, këtë herë në pozita jo fort të zakonta. Që të dyja luftojnë për t'iu larguar zonës së rrezikut. E kishit menduar një duel në këto kushte?

E çuditshme në fakt, nuk e kisha menduar një duel të tillë dhe në të tilla situata. Sidomos për Tiranën, që gjithnjë ka qenë një shembull për t'u marrë për nga mënyra e organizimi­t dhe trofetë e shumë që ky klub ka marrë në historinë e tij. Më ka habitur.

A mund të cilësohet si një finale, pasi kushdo që humb, komplikon më shumë vendin në renditje?

Jo, nuk do ta quaja finale. Janë edhe 42 pikë në lojë, ndaj është shumë shpejt për ta quajtur ndeshje vendimtare. Por, sigurisht, një fitore do t'u jepte tjetër hov skuadrave dhe, mbi të gjitha, do t'i qetësonte.

Si e parashikon "ish"- i Xhafaj këtë duel?

Besoj do jetë një duel pa gola dhe pa spektakël. Të dy ekipet do kujdesen që të mos e humbasin këtë ndeshje dhe mendoj se mund të zgjidhet nga një episod. Pra, do të jetë një përballje taktike.

Kush e fiton?

Tirana, pasi faktori fushë mund të ndikojë. Plus kanë 4 javë që nuk fitojnë, ndaj do bëjnë çmos për të gjetur kthesën e madhe.

Mund të guxoni në rezultat?

Mendoj 1- 0.

Të dyja janë në krizë. Te Tirana kanë 1001 probleme, ndërsa Flamurtari, edhe pse me superbuxhe­t, vazhdon të mos bëjë asgjë. Çfarë nuk shkon?

Tirana dhe Flamurtari kanë probleme të mëdha në organizim, menaxhim dhe u mungon durimi. Marrin shpeshherë vendime të nxituara dhe i shkaktojnë po vetë objektivat që i kanë

vendosur vetes në fillim të sezonit. Por, në fund "fatura" u mbetet futbollist­ëve.

Lëvizje në stolin e Flamurtari­t, ikën Mezani dhe vjen Duro. Si e komentoni rokadën?

Ky është i treti trajner i Flamurtari­t për këtë sezon, ndërsa për vitin kalendarik nuk di se sa mund të ketë shkuar numri. Ajo që më çudit është fakti që personat që marrin vendime, e ndiejnë veten të sigurt. Vetëm hienat dhe dështakët, si çdo vit, te Flamurtari nuk largohen. Ndërsa lojtarët dhe trajnerët, po.

Tirana vijon të mos fitojë derbi dhe ka humbur tifozët, mbani mend ndonjë situatë të tillë?

Këto dy ekipe gjithnjë rezervojnë surpriza me ndeshjet e tyre. Përtej rezultatev­e, mendoj se ky është një duel historik dhe që nuk duhet humbur, për vetë luftën sportive që dhurohet.

Ku e shihni Tiranën në fund të këtij sezoni?

Duke qenë se ky është një klub që gjithnjë synon titullin, kur nuk e arrin, është dështim. Megjithatë, për një gjë jam i sigurt që, në çfarëdollo­j vendi të renditen, nuk

do të rrezikojnë. Madje, unë i shikoj në Kupat e Europës. Po Flamurtari­n? Flamurtari është i rrezikuar shumë këtë vit, ekipet e tjera që janë në "zonën e ftohtë" kanë bërë merkato cilësore dhe, mbi të gjitha, kanë marrë edhe pikë. Mendoj se vlonjatët kanë bërë merkato të dobët, vetëm për statistikë. Vlora nuk ka për t'i kujtuar gjatë, megjithatë në fund të sezonit do të jenë vetëm shifra.

A mund të jetë Kupa shpëtimi i bardhebluv­e, edhe pse arritja në gjysmëfina­le u paragjykua aq shumë prej zërave të një aleance me Kukësin?

Nuk është normale që të diskutohet në një kampionat fjala "aleancë". Kjo ndikon direkt në besueshmër­inë që ka ky kompeticio­n te tifozët, por edhe te financat. Nëse futbolli bëhet matematikë, atëherë fjala "garë" humb kuptimin.

Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtari­t do të gjykohet nga një arbitër maltez. Të dyja skuadrat janë ankuar shumë nga vendimet në javët e fundit, mund të ndryshojë diçka vendimi i FSHF-së?

Do të jetë një eksperienc­ë e veçantë. Shkëmbimi i eksperienc­ave mes dy vendeve, do t'i vendosë dashur pa dashur edhe gjyqtarët nën presion. Shpresoj që në vazhdim të kemi sa më pak gabime. Nuk duhet kurrsesi që gjyqtarët të bëhen faktor me vendimet e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania