Panorama Sport (Albania)

Berisha thyen Hysajn, Junajtid do mbrojtësin

Murinjo dërgon vëzhgues në Itali për ta ndjekur shkodranin

- OLSI TUJANI

Etrit Berisha bën një ndeshje të mrekul lueshme dhe mund Hysajn në stadiumin e Napolit. Atalanta ka fituar 0-2 dhe shqiptari ka qenë pa diskutim hero në këtë 90minutësh me reagimet e tij përballë sulmeve të shumta të napolitanë­ve. Me këtë trepikësh, skuadra e shqiptarit është po kaq pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, kundrejt Napolit të Hysajt. Ky i fundit ka bërë një ndeshje cilësore, mirëpo ndëshkimi me të verdhë e ka detyruar trajnerin Sarri që ta zëvendësoj­ë për të mos e rrezikuar për të dytin ndëshkim. Dopieta e realizuar nga Matia Kaldara, për të cilin Juventus ka paguar 25 milionë euro që ta ketë në dispozicio­n nga sezoni i ardhshëm, ka bërë të mundur mrekullinë. Atalanta e Gasperinit e sheh tashmë veten mes ekipeve pretendent­e për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions-it, ndërkohë që Napoli do të luajë sezonin në dy javë me sfida vendimtare edhe për të ardhmen e vetë trajnerit.

Notat - Në ndeshjen e djeshme, portieri është vlerësuar si një ndër më të mirët për Atalantën. Portali "Tuttomerca­ttoZeb" e ka vlerësuar me notën 7 gardianin kuqezi: "Përgjigjet gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme kundrejt sulmeve të Napolit. Në goditjen e Mertens e ndihmon edhe traversa, mirëpo arrin të largojë si duhet çdo top që i drejtohet portës së tij. Shumë i saktë në çdo dalje". Për mbrojtësin shqiptar, nota ishte edhe më e ulët, 5, duke qenë se napolitanë­t u mundën në shtëpi, por edhe se Hysaj kishte përballë lojtarin e momentit në Itali, Papu Gomes: "Vuan shumë ndaj Gomesit që vrapon si i çmendur. Ndëshkohet me të verdhë dhe rrez-

ikon shumë për të kuqin, në dy situata, një prej tyre ndaj Gomesit. Bën disa gabime dhe del mes vërshëllim­ash".

Vëzhgimi - Në ndeshjen e djeshme, i pranishëm ka qenë edhe Hoze Murinjo. Portugezi i Mançester Junajtid nuk ka qenë i ulur në tribunë, mirëpo ka dërguar një skaut për llogari të tij. Trajneri i gjigandëve

të Premier Ligës ka hedhur edhe një herë sytë nga Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, i cili është zëvendësua­r në minutën e 79- të, pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe rrezikonte të dilte jashtë me të kuq. Vëzhguesi i Junajtid ka ndjekur gjithashtu edhe mesfushori­n e Atalantës, Frank Kesi.

 ??  ?? Pejiç “kërcënon”: Shënoj dhe fiton Kukësi Torasa: Dua titullin, arbitrat të mos bëjnë çudira
Pejiç “kërcënon”: Shënoj dhe fiton Kukësi Torasa: Dua titullin, arbitrat të mos bëjnë çudira
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania