Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu merr komandën, tifozët braktisin Vllazninë

Shkodranët nuk e goditën asnjëherë portën, shiten vetëm 230 bileta

- ADMIR URUÇI

Skënderbeu fiton në Sh kodër dhe e gdhin i pari. Një gol i Liridon Latifit në pjesën e dytë ka mjaftuar për korçarët, që sot presin të qetë ndeshjen e rivalëve direktë mes Kukësit e Partizanit. Ndeshja e luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" nuk u ngjit për asnjë moment në nivelin mesatar, pasi u krijuan pak raste. Madje, si kurrë më parë, Vllaznia nuk tentoi për asnjë moment të godiste portën e Orges Shehit, duke vendosur një rekord negativ të takimeve të këtij sezoni. Pas një pjese të parë të luftuar, befas në 45 minutat e dyta kuqeblutë u fikën si me telekomand­ë dhe kampionët në fuqi dominuan lojën. Për golin e korçarëve menduan edhe vendësit, pasi gjithçka nisi nga një gabim i mbrojtësit Ditmar Bicaj dhe Latifi bëri diferencën në momentin e duhur. Tri pikë të arta për Skënderbeu­n në Shkodër, që ecën i sigurt drejt titullit kampion, si dhe një humbje e paralajmër­uar për Vllazninë, që në këtë takim vinte me gjashtë mungesa. Përtej problemeve në përbërje, dje kuqeblutë ishin edhe nën presionin e aludimeve gjatë javës për një ndeshje ku nuk do të kishte histori dhe Skënderbeu do të fitonte. Humbja e fut skuadrën e Armando Cungut sërish në vorbullën e mbijetesës, me ekipet që janë ngjeshur në fund. Pjesa e parë

Skënderbeu e nisi me një formacion tërësisht sulmues, ndërsa Vllaznia kishte më shumë forca në mesfushë. Risi ishte aktivizimi si mbrojtës i majtë i Shtubinës, një pozicion që kapiteni kuqeblu e kreu më së miri. Loja është shumë e luftuar në mesfushë gjatë 20 minutave të para, në një kohë që rastet mungojnë. Goditjet nga jashtë zone të Latifit dhe Muzakas janë shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Të dyja ekipet hasin vështirësi në pasimin e fundit dhe aksionet e tyre ndalen lehtësisht në zonat respektive. As goditjet standarde nuk sjellin ndonjë ndryshim dhe sikur ekipet pajtohen me këtë lojë, duke krijuar përshtypje­n që ndeshja do të vendosej nga episodet. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura dhe një lojë të ekuilibrua­r. Pjesa e dytë

Pas pushimit korçarët futen në fushë më të karikuar, ndërkohë që Vllaznia vuan presionin dhe tërhiqet në mbrojtje. Skënderbeu qarkullon mirë topin me Lilajn dhe Orelesin në qendër të mesfushës, ndërsa

Latifi është gjithnjë i rrezikshëm sa herë vihet në kontroll të sferës. Salihi krijon iluzionin e golit, por goditja e tij me kokë pas daljes së gabuar të portierit Agoviç prek vetëm rrjetën e jashtme. Sulmuesi shkodran i Skënderbeu­t sjell pështjelli­me në mbrojtjen shkodrane,

madje tenton të shënojë me goditjet nga jashtë zone, por Agoviç nuk lejon prekjen e rrjetës. Loja vijon me miqtë që ushtrojnë presion të vazhdueshë­m, derisa gjejnë golin. Bicaj pason në mënyrë të gabuar dhe Latifi nuk fal pas goditjes tokazi me të djathtën.

Një rast, ku përveç gabimit të mbrojtësit, jo pa përgjegjës­i është edhe portieri Agoviç, i cili bëri një ndërhyrje të dëshpëruar. Minutat e mbetura të lojës janë pa histori, teksa korçarët administro­jnë fitoren. Edhe pse Cungu bëri tri zëvendësim­e, asgjë nuk ndryshoi.

 ??  ?? Lojtarët e Skënderbeu­t duke festuar golin e Latifit
Lojtarët e Skënderbeu­t duke festuar golin e Latifit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania