Panorama Sport (Albania)

Kur futbolli ynë u rrëfye në kishë, qau prifti dhe jo ne...

- Nga GËZIM SINEMATI

Nëse

do të besojmë te shprehja se edhe futbolli ka perëndinë e saj, e cila mund të vonojë, por nuk harron, atëherë le ta dëgjojmë këtë anekdotë. Radhë e madhe në kishën e futbollit për të rrëfyer mëkatet që po i bëhen lojës me top, e cila për nga dashuria mbarëpopul­lore quhet edhe...

Nësedo të besojmë te shpre hja se edhe futbolli ka perëndinë e saj, e cila mund të vonojë, por nuk harron, atëherë le ta dëgjojmë këtë anekdotë. Radhë e madhe në kishën e futbollit për të rrëfyer mëkatet që po i bëhen lojës me top, e cila për nga dashuria mbarëpopul­lore quhet edhe "loja me zemrën". Prifti i dëgjonte me radhë mëkatarët dhe i falte duke u thënë fjalët: "Je i falur nga Zoti nëse topin nuk e tradhton më". Mëkatarët kur dëgjonin këto fjalë shprese, ulnin kokën, derdhnin lot pendese dhe largoheshi­n. Kur erdhi radha e shqiptarit, prifti dëgjoi deri në lodhje gjithë historinë e mëkateve tona në lojën me top, uli kokën, lotoi dhe iku, pa dëgjuar fjalët që i thamë pas kurrizit: "Je i falur nga Zoti edhe ti... o prift". Dikur krenoheshi­m që ishim të vetmit që nuk besonim në kisha dhe xhami, tani krenohemi për futbollin që nuk ka nevojë për besim, madje as për dëshmitarë në stadium, duke predikuar moral tjetër, nga ai që mund të shndërrohe­sh dhe në hero, siç aktruam mrekullish­t gjatë katapultim­it për në tokën franceze. Një skenë që çarmatosi edhe ndërgjegje­n, kur për fatin e mirë dhe të keq bashkë kombëtarja u zbukurua në atë mënyrë gjatë finaleve, sa besuam se Europiani i madh nuk mund të luhej pa Shqipërinë e vogël... Kemi vite që investojmë te modeli që na gënjen bukur, ndaj edhe kur kthehemi në tokën e futbollit tonë, në garën e kampionati­t, dueli i madh nuk ndizet mes ekipeve, por midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis nderit dhe turpit. Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani, tre pretendent­ët, po aplikojnë skemën me shumë akuza dhe dyshime. Më shumë po luajnë me dosjet famëkeqe, sesa me topin për të cilin janë krijuar. Goja e kampionati­t po bëhet e frikshme, sidomos kur rivalët demaskojnë pa dorashka, aq sa mund të quhemi me fat që UEFA, e cila qahet se nuk ka prova telefonike për bëmat tona, ose mbyll veshët, ose bën sikur s'dëgjon, kur në mes të ditës edhe vetë presidentë­t i mburren njëri- tjetrit për marrje me qira të arbitrave. Atyre që kanë shkëlqyer në këtë sezon me vendimet e tyre "angleze", meqë kur ulen në klasë kanë mësues anglez, veç kur dalin në fushë... kanë mësues pedant shqiptar. Dhe, ajo që vërtetoi vdekjen e tyre morale, ishte kur një trajner i pagëzoi "bastard" kolegun e tyre dhe shoqata e arbitrave u ndie aq e përdhjerë në mbijetesën e saj, sa edhe një deklaratë të shtirur nuk e sajoi dot. Vetëm nga zyrat, atje ku rrinë dronët që kontrolloj­në lojën, por edhe gojën e akuzave që nuk mbyllet, kishin thënë: "Menaxhoni sharjet... se mos na ngjiten këtej. Tifozët le të shfryhen duke sharë motrat, trajnerët le të shkojnë edhe përtej bastardit..."

"Dikur krenoheshi­m që ishim të vetmit që nuk besonim në kisha dhe xhami, tani krenohemi për futbollin që nuk ka nevojë për besim, madje as për dëshmitarë në stadium, duke predikuar moral tjetër, nga ai që mund të shndërrohe­sh edhe në hero, siç aktruam mrekullish­t gjatë katapultim­it për në tokën franceze"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania