Panorama Sport (Albania)

Lushnja triumfon në derbi, Kamza nuk fal

Gola, kartonë dhe pretendime për 11-metërsh, askush nuk proteston ndaj maltezëve

- MIKEL MBRIÇAJ

Lushnja ka arritur të thyejë rekordin negativ, pasi nuk fitonte në stadiumin "Loni Papuçiu" prej 44 vitesh ndaj Apolonisë. Skuadra e Artan Banos ka marrë një trepikësh me rezultat të pastër ndaj fierakëve, që vazhdojnë të vuajnë në fushën e tyre. Me këtë triumf lushnjarët vazhdojnë...

Lushnja ka arritur të thyejë rekordin neg ativ, pasi nuk fitonte në stadiumin "Loni Papuçiu" prej 44 vitesh ndaj Apolonisë. Skuadra e Artan Banos ka marrë një trepikësh me rezultat të pastër ndaj fierakëve, që vazhdojnë të vuajnë në fushën e tyre. Me këtë triumf lushnjarët vazhdojnë të kryesojnë, duke hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes në Superiore. Interesant ishte fakti se ndeshja e djeshme u drejtua nga një treshe gjyqtarësh maltezë.

Pjesa e parë - Ndeshja ka nisur e shpejtë nga të dyja skuadrat, por ata që lëshojnë goditjet e para drejt kuadratit kundërshta­r janë miqtë. Canka dhe Çela nuk janë të saktë në këto minuta, ndërsa e tillë do të jetë edhe gjuajtja e Taullaut. Fierakët mundohen të rimarrin veten dhe rasti i parë për ta do të vijë në minutën e 21-të me anë Dimos, që kroson bukur në zonë, por gjuajtja e Uzunit nuk shkon në rrjetë, pas një devijimi nga mbrojtësit miq. Por në momentin kur dukej se goli nuk do të vinte asnjëherë, Canka shënon. Sulmuesi lushnjar shfrytëzon një pasiguri në mbrojtjen mike dhe gjuan qetësisht, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Apolonia hidhet në sulm, por e ka të vështirë që të gjejë golin e barazimit. Madje ka edhe një pretendim për 11metërsh nga fierakët, por kryesori i takimit vazhdon normalisht ndeshjen.

Pjesa e dytë - Avantazhi i ka dhënë Lushnjës qetësinë e duhur dhe tashmë skuadra e Banos administro­n takimin. Çela lëshon një top pa shumë pretendime në minutën e 56të, por trondit traversën. Apolonia reagon dhe trinomi Dimo-Braka-Uzuni aplikojnë një skemë në një goditje dënimi, por gjuajtja e këtij të fundit

ndalet nga Spaho, që tregohet i saktë. Ndërsa dalja e Brakës me karton të kuq në minutën e 70-të vështirëso­n edhe më shumë situatën për Apoloninë. Fierakët nuk kanë çfarë të humbasin dhe hidhen në sulm, duke lënë hapësira mbrapa, që shfrytëzoh­en nga Branica në minutën e fundit të kohës së rregullt, i cili dyfishon rezultatin.

 ??  ?? Lojtarët e Lushnjës festojnë fitoren në dhomat e zhveshjes
Lojtarët e Lushnjës festojnë fitoren në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania