Panorama Sport (Albania)

Smajlaj kampion i Ballkanit, e bën festë në Serbi

"S kishte kënaqësi më të bukur se të oje lart flamurin shqiptar në Beograd"

- OLGERT SERANI

Izmir Smajlaj magjik! Kampion Ballkani dhe rekordmen kombëtar. Triumfi i dyfishtë i atletit shkodran erdhi nga kampionati i 22-të ballkanik i sallave të mbyllura të zhvilluar në Beograd të Serbisë. Shtatlarti i kërcimit së gjati respektoi parashikim­et duke u ngjitur në majën më të lartë të podiumit duke siguruar medaljen e artë me rezultatin final 7.98 metra nga 7.67 m që ishte rekordi i mëparshëm i mbajtur nga Admir Bregu. Pikërisht titulli kampion u vendos në provën finale pas hedhjeve 7.77, 7.64, 7.80 dhe 7.79 metra. Me një performanc­ë fantastike, shqiptari la pas vetes në podiumin ballkanik atletin rumun Andrei Neagoe me rezultatin 7.82 m dhe grekun Miltiadis Tentoglou me 7.48 metra. Smajlaj u klasifikua i pari mes 19 konkurrent­ëve në këtë garë. Një paraqitje model e atletit shkodran dhe trajnerit të tij Vildan Tufi që vetëm pak ditë më parë patën premtuar një triumf të tillë dhe ia dolën mbanë. Ky ishte testi i parë i Smajlajt i mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme përpara kampionati­t të 34-t europian në sallat e mbyllura që zhvillohet po në Beograd në "Kombank Arena" ku edhe atje shkon me ambicie. Kjo ishte medalja e vetme e fituar nga Shqipëria në kampionati­n ballkanik. Dje, në pistën serbe zbritën edhe dy tre atletët e tjerë kuqezinj. Në 800 metra, atletja 16- vjeçare Relaksa Dauti u rendit e 10-ta në finale (e fundit) me kohën 2'18"95. Ndërsa atleti Eraldo Qerama bëri një paraqitje të kënaqshme në 800 metra, ku me kohën 1'52"82 në renditjen e përgjithsh­me u rendit në vendin e 6-të mes 12 atletëve pjesëmarrë­s. Në garën e 60 metrave, atleti Bajram Muço u rendit në vendin e 17-të në klasifikim­in e përgjithsh­ëm, duke dhënë kohën 7"08. Ai garoi edhe në 60m}p ku u rendit i gjashti mes 10 konkurrent­ëve me kohën finale 8.26 sekonda.

Deklarata- Mes emocioneve, Smajlaj u shpreh se e kishte parashikua­r një rezultat të tillë. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" vetëm pasi u dëgjua himni shqiptar në arenën e Beogradit, Smajlaj u shpreh: "E dija që kisha për ta finalizuar në këtë mënyrë. Përfitoj nga rasti të falënderoj trajnerin dhe fizioterap­istin Ilirian Haxhaja për këtë arritje. Nuk kishte kënaqësi më të bukur se sa të çoje lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit", u shpreh Smajlaj.

 ??  ??
 ??  ?? Izmir Smajlaj dje me medaljen e artë
Izmir Smajlaj dje me medaljen e artë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania