Panorama Sport (Albania)

Interi sfidon Romën, “tren” për Champions-in

Pioli ka statistika­t kundër, Roma dhe Spaleti janë tabu

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja e Napolit përballë Atal antës në pasditen e djeshme ka ndryshuar totalisht skenarët e Serisë A për zonën Champions, sepse frenimi i skuadrës së Mauricio Sarrit i jep më shumë shanse Interit për t'u afruar në vendin e tretë, por për ta bërë këtë, duhet të mposhtë me çdo kusht sot në mbrëmje Romën. Objektivi minimal i zikaltërve kalon nga dueli i "San Siro"-s, ndoshta "treni" i fundit për ta që të dërgon drejt Ligës së Kampioneve, pasi me tri pikë ato jo vetëm do të stoponin një rivale direkte, por do të shtonin edhe më shumë presionin ndaj Napolit, i cili duhet të nisë të mbrohet edhe nga ata që vijnë prapa. Nuk ka dyshime se nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse edhe pse Interi ka një tjetër ritëm që nga ardhja e trajnerit Stefano Pioli në krye të pankinës, verdhekuqt­ë nga ana e tyre mund të mbështeten te një sulm bombardues, një repart që ka shënuar 12 gola në tri ndeshjet e fundit mes kampionati­t dhe Ligës së Europës (Fiorentina, Vijareal e Torino).

Dopio tabu për Piolin - Sot në mbrëmje do të vihen përballë

dy skuadrat që gëzojnë shëndet të plotë, sepse nëse verdhekuqt­ë vijnë nga 8 fitore në 10 takimet e fundit, Interi ka bërë edhe më mirë, 9 suksese në 10 duelet e fundit. Por nëse në Milano arkitekti i këtij sprinti pozitiv është pa dyshim Stefano Pioli, ai i ka kundër të gjitha statistika­t përballë kolegut Luçiano Spaleti dhe skuadrës që ai drejton. Trajneri aktual i Interit numëron pesë duele ndaj kolegut verdhekuq, por në asnjë rast ai nuk ka fituar, 4 humbje dhe një barazim. Ndërsa ndaj Romës përballjet janë 15, në të cilat ka mundur të festojë vetëm një herë, ndërsa bilanci kompletohe­t nga 5 barazime dhe 9 disfata. Prandaj, sot më shumë se kurrë kërkohet që jo vetëm Interi, por edhe Stefano Pioli të marrin një fitore me peshë, për t'i dhënë kthesën e duhur sezonit, por edhe tabusë që strategu ka ndaj kryeqyteta­sve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania