Panorama Sport (Albania)

Juvja pa frena, Empoli reziston vetëm një pjesë

Kampionët festojnë pas golit të Manxukiçit të ndihmuar nga Skorupski dhe të Sandros

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në "Juventus Stadi um" fiton nor maliteti... Bonuçi që rikthehet në fushën e lojës dhe bën paraqitjen e tij perfekte pak a shumë si gjithmonë, por në të njëjtën kohë edhe bardhezinj­të bëjnë detyrën e tyre. Mes lodhjes së akumuluar në Oporto dhe mendjes që "fluturon" te sfida e së martës, për gjysmëfina­len e parë të Kupës së Italisë, kundër Napolit, Juventusi në një mënyrë ose një tjetër arrin që t'i "fusë në xhep" tri pikët dhe zgjeron diferencën nga ndjekëset. Edhe pse skuadra e Alegrit kishte më shumë se gjysmën e titullarëv­e që luajtën në Portugali jashtë, Empolit mjafton t'i nënvizosh faktin se ka arritur që të shënojë vetëm 15 gola në 25 javë kampionat, për të mos e pasur frikë. Prandaj, pas një pjese të parë të luajtur mes rrëmujave të zonës së miqve, por edhe shënjestrë­s së dobët të bomberave të "Zonjës së Vjetër", në pjesën e dytë kampionët në fuqi e zgjidhin shumë lehtë takimin. Fillimisht me një gol me dhunë të Manxukiçit, ndërsa Aleks Sandro mbyll diskutimet me një kthesë në zonë. Dhe kaq mjafton për të thelluar edhe rekordin e fitoreve në shtëpi, 30 radhazi. Një çmenduri...

Shumë rrëmujë... - Rrotacioni i Alegrit ofron një trio sulmuese disi të veçantë, me Sturaron në vend të Dibalës dhe Manxukiçin që luan pas krahëve të Higuainit dhe me Kuadradon në të djathtë, ndërsa Markizio në vend të Khedirës përkrah Pjaniçit janë dyshja përpara mbrojtjes. Ndoshta, të gjitha këto zëvendësim­e kishin nevojë për 1015 minuta që të hynin në ingranazhe­t e lojës, prandaj është Empoli që tenton të surprizojë në fillim, por ata cilësitë e tyre nuk mjaftojnë për të trembur "Zonjën e Vjetër", e cila merr menjëherë në dorë situatën. Gjithsesi, ajo që duket se mundon është agresivite­ti i duhur, por edhe shënjestra është për t'u kolauduar, sepse fillimisht gabon Higuaini, ndërsa më pas është Manxukiçi që "gabon" tre raste për gol, i influencua­r edhe nga rrëmuja e madhe që krijohet në zonën e miqve.

Fitore manuali - Por në

pjesën e dytë Juventusi nis të bëjë Juventusin dhe pas vetëm 7 minutash lojë vjen krosimi i duhur me Manxukiçin që godet me dhunë drejt portës së Skorupskit, i cili fillimisht dërgon në pjesën e brendshme të traversës dhe më pas është i pafat kur topi i përplaset në trup dhe kalon vijën fatale, ndonëse kroati e shtyn edhe më thellë në rrjetë, me trup. Kaq mjafton që Empoli të dorëzohet, sepse 2-0 e ofron Aleks Sandro, me një lëvizje prej

bomberi zone; stopon me shpatulla nga porta dhe me të majtën rrotullohe­t duke goditur saktë në zonë. 2-0 pas 65 minutash lojë dhe mund të mjaftojë, edhe pse Alegri hedh në fushë edhe Dibalën, ndërsa Empoli përgjigjet duke forcuar radhët në prapavijë me mbrojtësin shqiptar, Frederik Veseli, i cili në 25 minutat e fundit mbron portën e tij nga goli i tretë, ndonëse Juventusi mund të quhet i kënaqur edhe me kaq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania