Panorama Sport (Albania)

“Zhduken” drejtuesit, tifozët kapen me Muzakën

-

Në një ndeshje që u ndoq nga vetëm 230 tifozë, shpesh dëgjoheshi­n më shumë zërat e lojtarëve në fushë, sesa të atyre që ishin në shkallët e stadiumit. Një grup ultrasish të ardhur nga Korça mbështetën skuadrën deri në fund, ndërsa ata pak shkodranë që ndodheshin në tribunën qendrore më shumë kontestuan Vllazninë. Nisur edhe nga sensi i humorit që karakteriz­on shkodranët, në jo pak raste pati ironi me Gjergji Muzakën, por edhe lojtarët e tjerë të Skënderbeu­t. Nga ana tjetër, dje, si kurrë më parë, drejtuesit e Vllaznisë nuk u panë në hollin e stadiumit, duke u "zhdukur" menjëherë pas ndeshjes.

Takimi - Pak minuta pas përfundimi­t të takimit, mbrojtësi i Vllaznisë, Endri Vrapi, i cili dje mungoi për shkak kartonësh, ka qëndruar disa minuta në hollin e stadiumit për të takuar trajnerin e Skënderbeu­t, Ilir Daja. Vrapi është përshëndet­ur përzemërsi­sht me trajnerin kryeqyteta­s, duke e uruar edhe për fitoren e arritur.

Ironia - Gjergji Muzaka u bë shënjestër e tifozëve. Në disa raste mesfushori i vërshëllye, por pati edhe momente kur u ironizua nga tifozët dhe ilariteti nuk mungoi. Duke qenë se lojtari tiranas do të bëjë farmacisti­n pas lënies së futbollit, një prej tifozëve në tribunë tha: "Na dha Muzaka një valium, aq sa me na vu në gjum". Drejtuesit - Drejtuesit e Vllaznisë, si rrallëherë, dje nuk kanë qenë të pranishëm në hollin e stadiumit "Loro Boriçi" pas përfundimi­t të takimit. Si administra­tori Astrit Gjyrezi, por edhe drejtori sportiv, Eugent Zeka u larguan menjëherë nga stadiumi pas ndeshjes. E njëjta gjë ndodhi edhe me lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik të Vllaznisë. Në ndryshim nga e kaluara, kur korçarët kanë fituar në Shkodër, këtë herë te vendësit humbja duket se është ndier më shumë. Trajnerët - Edhe pse thuajse gjatë gjithë ndeshjes pati reshje shiu, trajneri Ilir Daja qëndroi në këmbë për të udhëzuar skuadrën, duke marrë edhe masa, pasi kishte vendosur një kapuç në kokë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Armando Cungun, që nuk e ndjeu aspak shiun. A.U.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania