Panorama Sport (Albania)

Kuqeblutë pa 7 lojtarë, korçarët pa 3

-

Shtatë lojtarë nuk ishin të gatshëm për trajnerin Armando Cungu. Për shkak kartonësh munguan Olsi Gocaj, Endri Vrapi dhe Ardit Krymi. Për probleme dëmtimesh nuk u grumbullua­n Stefan Cicmil, Denis Pjeshka, Ambroz Kapaklija dhe Landri Mulemo. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, bëri pa tre lojtarë të rëndësishë­m. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bajram Jashanica, i cili ishte i pezulluar për kartonë, si dhe mesfushori­n Kornel Predesku e sulmuesin Sebino Plaku. Rumuni kishte një problem familjar, ndërsa Plaku iu bashkua vetëm dy ditë më parë ekipit prej problemeve që ka pasur me ish-klubin polak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania