Panorama Sport (Albania)

Cungu: Aludimet? Nuk i doli askujt fjala

-

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shpreh në përgjithës­i i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi shkodran, pavarësish­t humbjes. Ai tha se duke parë numrin e madh të mungesave, Vllaznia nuk mund të bënte më shumë, teksa përmendi faktin që Skënderbeu nuk rrezikoi aspak për të shënuar gola të tjerë. "Normalisht që ka keqardhje të madhe kur humb në shtëpi, pavarësish­t kundërshta­rit që është përballë. Megjithatë problemati­kat tona dihen, pasi kishim shumë mungesa. Kam fjalë pozitive për ekipin, sepse i vetmi gabim që bëmë ishte te goli dhe nëse nuk do gabonim aty, do merrnim një pikë shumë të vlefshme ndaj një pretendent­i për titullin kampion", ka thënë Cungu.

Aludimet - I pyetur se sa ndikuan zërat për fitore të sigurt të Skënderbeu­t në prag të takimit, trajneri kuqeblu u shpreh: "Ju garantoj që nuk i ka dalë kujt fjala. Ata që flasin të vazhdojnë, ne do bëjmë punën tonë javë pas jave, sepse kjo është detyra jonë. Të tjerët mund të shprehin mendime, edhe pse krejtësish­t të gabuara, ndërkohë që ne do të fokusohemi te puna për të marrë më të mirën e mundur çdo javë".

Goli - Mënyra se si skuadra pësoi e ka zhgënjyer Cungun, pasi për trajnerin ai moment duhej të ishte evituar. Sipas tij, nuk ka gabuar vetëm reparti i prapavijës. "Nuk kishim probleme vetëm te mbrojtja, kishim edhe në mesfushë. Gabuam atëherë kur nuk duhej, një moment që mund ta zgjidhnim më thjesht, por këto gjëra ndodhin në futboll. Na gjeti ndeshja në një moment shumë të keq, sepse me një grup lojtarësh më të plotë nuk dilnim pa pikë", theksoi trajneri kuqeblu.

Gabimet - Në fund, Cungu foli edhe për gabimet amatoreske të skuadrës, që kanë kushtuar shtrenjtë. "Ne mundim veten sepse i dhurojmë topin kundërshta­rit në pësimin e golave. Ekipi duhet të dijë të marrë përgjegjës­i mbi supe. Ne kemi pasur dhe raste për të shënuar në ndeshjet e kaluara, por nuk ia kemi dalë. Kjo është dhe diferenca mes ekipeve. Përveç golit, ekipi kundërshta­r nuk pati asnjë shans për të shënuar dhe nuk na rrezikoi aspak", deklaroi trajneri i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania