Panorama Sport (Albania)

Pejiç kërcënon Partizanin: Shënoj dhe fiton Kukësi

"Shikojmë punën tonë, nuk merremi me aludimet për aleanca"

- SKERDILAID SULOZEQI

Lideri i sulmit të Kukësit, Pero Pejiç, në një intervistë për "Panorama Sport" flet për supersfidë­n e javës, midis Kukësit dhe Partizanit. Për golashënue­sin më të mirë të Superiores, Kukësi do hyjë në fushë vetëm për fitoret, pasi kështu hedh një hap të madh drejt titullit kampion. Por dhe barazimin nuk e bën dramë, pasi distanca mes të dyjave ekipeve nuk ndryshon. Pejiç thekson se ky Kukës nuk është ekipi i viteve të mëparshme, që humbiste në sfida decizive. Kuksianët nuk kanë humbur në asnjë takim, ndaj kërkohet ndjekja e kësaj rruge.

Në vitet e kaluara, Kukësi ka dështuar në ndeshje decizive, si ajo kur mundeshit në shtëpi nga Skënderbeu. Sipas Pejiç, çfarë ka ndryshuar te Kukësi tani dhe çfarë duhet bërë që skuadra të bëjë hapin e madh?

Është e vërtetë kjo që thoni, por ajo ndeshje dhe këto situata janë të kaluara për Kukësin. Unë nuk doja t'i kujtoja dhe të flisja më për ato. Tani ne jemi në një situatë tjetër, jemi një skuadër më e pjekur, me më shumë eksperienc­ë, aq më tepër që deri tani kemi zhvilluar një futboll të mirë ku nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Le të vazhdojmë kështu, pra jam i kënaqur të vazhdojmë këtë rrugë në këtë mënyrë.

Kjo është një ndeshje e madhe, sytë janë nga ju. Mendoni që do ta merrni skuadrën për dore duke e udhëhequr ndaj Partizanit?

Kjo është një ndeshje e rëndësishm­e për ne, por ne nuk kemi presion, pasi Partizani ka humbur 4 pikë ndaj nesh. Ndaj, ne duhet ta marrin seriozisht dhe të provojmë të fitojmë. Personalis­ht do të bëj punën time, do të jap maksimumin, por së bashku me skuadrën ne jemi një trup dhe si një trup i vetëm do të tentojmë fitoren.

I keni shënuar shpesh Partizanit, mendoni që do ta bëni sërish apo do ta keni të vështirë përballë një mbrojtjeje solide si ajo e "demave"?

Partizani ka një ekip të mirë. Mjafton të shikosh se çfarë ka bërë, por në derbi është gjithmonë

e vështirë, pasi loja bëhet e fortë nga të dyja palët. Ne luajmë në fushën tonë dhe përballë tifozëve tanë dhe ky është një avantazh i madh për ne. Për mua personalis­ht unë jam sulmues dhe hyj në çdo takim për të shënuar gol, pavarësish­t se ndaj kujt luaj, Partizanit apo ndonjë ekipi tjetër. Nëse i shënoj Partizanit në këtë sfidë, aq më mirë, unë do provoj në çdo moment.

Sa kanë ndikuar në ekipin tuaj zërat dhe aludimet për aleanca?

Në katër ndeshjet e fundit, ne kemi fituar tri dhe kemi marrë një barazim. Janë pikë të

rëndësishm­e për Kukësin. Ne këtë shikojmë, pastaj çdokush mund të japë mendimin e vet për gjithçka.

Te Partizani është një sulmues mjaft i mirë si Ekuban, mendoni që keni dhe një garë me atë, apo nuk e shikon si rival për "Këpucën e Artë"?

Ekuban është një lojtar shumë i mirë, e respektoj shumë atë. Ai ka shënuar 10 gola deri tani, ndërsa unë 13 gola. Do kemi një luftë të fortë deri në fund, ku do shohim kush del kampion për golat.

Ju kënaq barazimi në këtë takim, duke qenë se e mbani kundërshta­rin larg me pikë,

por barazoheni me Skënderbeu­n, që fitoi dje?

Ne futemi në këtë ndeshje për ta fituar atë, pasi luajmë në fushën tonë, pastaj nëse barazojmë ne nuk mund të bëjmë dot asgjë, thjesht do mbajmë distancën prej 4 pikësh nga Partizani dhe mbetemi të parët.

A është kjo ndeshja juaj më e rëndësishm­e me Kukësin dhe a mund ta quani si një finale të parakohshm­e?

Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishm­e, pasi kam pasur dhe të tjera mjaft të rëndësishm­e, finale etj. Natyrisht, kjo është shumë e rëndësishm­e, pasi nëse fitojmë hedhim një

hap para dhe jemi në një pozicion të mirë drejt fitimit të kampionati­t.

A kalon kampionati Kukësit nga kjo ndeshje?

Nëse ne fitojmë këtë ndeshje, asgjë nuk ka mbaruar, pasi kemi shumë takime dhe pikë në lojë. Pra, kampionati ynë nuk kalon nga kjo sfidë.

Mungesa e Musollit apo edhe e Dvornekovi­ç, a janë disavantaz­h për ju?

Të dy janë lojtarë mjaft të rëndësishë­m për Kukësin, por që para ndeshjes do të shohim nëse ata janë apo jo gati për Partizanin.

Mendoni që faktori fushë ju

i

favorizon ndaj kryeqyteta­sve?

Natyrisht, kur luan në fushën tënde je pak më i avantazhua­r, kjo vlen dhe për ne në këtë takim.

Kujt i druheni më tepër te Partizani?

Nuk i druhem askujt te Partizani, i respektojm­ë, por s'i kemi frikë ata. Ne jemi konkretë dhe shikojmë vetëm punën dhe skuadrën tonë.

Partizani apo Skënderbeu është rivali më i fortë i Kukësit?

Nuk mund t'i ndaj, të dyja janë rivalet tona, me të cilat do luftojmë deri në fund për titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania