Panorama Sport (Albania)

Starova beson te një ekip i ekuilibrua­r në Kukës

-

Përgatitje­t e Partizanit për transfertë­n e Kukësit janë karakteriz­uar nga një klimë e ngrohtë, duke ditur se pas fitores në derbi është përmirësua­r harmonia në grup. Gjatë mesditës së djeshme, të kuqtë u kanë dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për transfertë­n e Kukësit, ku trajneri Starova ka punuar kryesisht në aspektin tekniko-taktik. Kërkesa e "Bobit" për këtë takim është që në fushën e stadiumit "Zeqir Ymeri" të shikojë një skuadër e ekuilibrua­r, që di t'i bëjë mirë detyrat si në aspektin mbrojtës, por edhe në sulm. Mbrojtja ka shfaqur probleme në ndeshjet e fundit dhe gjatë kësaj jave është punuar shumë në riparimin e defekteve. Në këtë pjesë të dytë të kampionati­t, të kuqtë kanë bërë ndryshime të vazhdueshm­e në mbrojtje, por ende nuk është kthyer soliditeti në këtë repart. Gjatë seancës së fundit, stafi ka punuar disa skema loje, ku goditjet standarde shpresohet që të japin rezultat, por shpresat mbeten edhe te kundërsulm­i i shpejtë me protagonis­t Ekuban. Vëmendje i është kushtuar edhe fazës mbrojtëse, kryesisht nga goditjet standarde të kundërshta­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania