Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Na duhet ndihma e tifozëve

-

Kapiteni i Kukësit, Rraman Hallaçi, në një intervistë për "Supersport" ka theksuar se kjo ndeshje është shumë e rëndësishm­e për Kukësin, sa i përket rrugët drejt titullit. Hallaçi flet dhe për të shkuarën te Partizani, por sot kërkon fitoren si kapiten i Kukësit. "Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, sepse Partizani është një rival direkt në garën për titullin kampion. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të synojmë të marrim tri pikët dhe nëse ia arrijmë qëllimit, do të krijonim një avantazh të lehtë ndaj Partizanit, por kampionati nuk mbaron pas kësaj sfide. Është viti i pestë në Superiore dhe kemi bërë mirë gjatë kësaj periudhe duke luftuar gjithmonë për të fituar kampionati­n. Mendoj se ky është viti i duhur, pasi kemi një skuadër të mirë. Kjo është ndeshje e rëndësishm­e, shpresoj të kemi mbështetje­n e tifozëve tanë, madje u bëj thirrje atyre të na ndihmojnë, sepse na duhet kjo fitore. Si pjesë e Partizanit, kujtoj ndeshjen ndaj Dinamos të vitit 2007. Na duhej një gol në 30 minutat e fundit për të fituar titullin, por ai gol nuk erdhi kurrë. Kam luajtur për 7 vite e gjysmë te Partizani dhe kam respekt për atë skuadër, por tashmë unë mbroj ngjyrat e ekipit të vendlindje­s sime, Kukësit, dhe dua të fitoj ndaj të kuqve. Dy objektivat tona në këtë sezon janë të mos humbasim asnjë ndeshje dhe të fitojmë titullin kampion. Presidenti nuk na ka vendosur asnjëherë nën presion", u shpreh Hallaçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania