Panorama Sport (Albania)

Torasa: Dua titullin, arbitrat të mos bëjnë çudira në Kukës

"Roli im është sulmues i dytë, për 'demat' luaj kudo"

-

Agustin Torasa e kaloi fazën për gatitore dimërore pranë familjes. Gjithsesi, ai pohoi se gjatë kësaj periudhe është përgatitur dhe u kthye në gjendje të mirë. Në një prononcim për "Supersport", Torasa përshkroi situatën e tij te "demat", gjendjen e ekipit para Kukësit, si dhe dëshirat që ka për këtë edicion si lojtar i Partizanit.

Pushimet e dimrit- "E rëndësishm­e për një futbollist është që gjithnjë të jesh në formë të mirë fizike. Gjatë kohës që gjendesha në Argjentinë jam stërvitur, kështu që nuk u ktheva këtu i pastërvitu­r. Jam profesioni­st. M'u desh të kaloja më shumë kohë në Argjentinë, për shkak të një problemi familjar. Gjatë asaj kohe u stërvita dhe për këtë arsye ndihem shumë mirë fizikisht. Besoj se këtë gjë e kam treguar në fushë dhe për këtë arsye ndihem i qetë", sqaroi Torasa.

Fitorja në derbi- "Jam i kënaqur që ia dolëm të fitojmë një ndeshje që konsideroh­et si më e rëndësishm­ja, derbi me Tiranën. Por, pas këtij suksesi, tani na duhet të marrim 3 pikë të tjera shumë të rëndësishm­e përballë Kukësit. Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për vazhdimësi­në e Partizanit. Ne ndihemi shumë mirë edhe psikologji­kisht, sepse vijmë nga një fitore me vlera në derbi. Mendoj se mund të fitojmë edhe në Kukës, kështu që duhet të besojmë tek aftësitë tona, pasi vetëm kështu mund të marrim trepikëshi­n", u shpreh më tej

lojtari argjentina­s.

Arbitrimi ndaj KukësitTor­asa e vlerëson forcën e kundërshta­rit, por bënë apel që në këtë ndeshje të mos ndodhin çudira nga gjyqtarët. "Kukësi është një skuadër shumë e fortë. Ne do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë, pasi jemi përgatitur për ta fituar këtë sfidë, sepse vetëm ky rezultat na bën punë. Duke qenë se po diskutohet shumë edhe për arbitrimin e asaj ndeshjeje, e vetmja gjë që presim është që të mos ndodhin gjëra të çuditshme në fushë, ashtu siç kemi parë në disa takime. Duhet të zhvillohet një ndeshje e ndershme dhe të

fitojë më i miri", vijoi rrëfimin e tij Agustin Torasa.

Sulmues i dytë- 28-vjeçari pohoi se roli i tij natyral është sulmues i dytë, por si profesioni­st është i gatshëm të luajë në çdo pozicion që e ngarkon trajneri. Për atë nuk ka rëndësi roli që bën, apo golat, por fitimi i titullit kampion me Partizanin. "Në Argjentinë luaja si sulmues i dytë, por këtu jam aktivizuar në të majtë dhe në të djathtë. Sigurisht që ndihem më mirë në fushë kur luaj si sulmues i dytë. Gjithsesi, nëse për të ndihmuar skuadrën më kërkohet të luaj në krahë, atëherë do ta bëj këtë gjë pa problem. Mendoj se në ditët e sotme një futbollist duhet të

sakrifikoj­ë për skuadrën dhe këtë mundohem ta bëj gjithmonë, madje edhe kur më kërkojnë të mbroj. Është e vërtetë që nëse do të luaja në pozicionin tim do të kisha shënuar më shumë gola. Mbase unë e kam gabim, por jam një lojtar që më pëlqen të luaj për skuadrën dhe kërkoj suksesin si grup, jo si person. Nëse Partizani shpallet kampion dhe unë nuk shënoj asnjë gol, atëherë aspekti personal nuk më intereson, pasi do të jem i kënaqur njësoj. E vetmja gjë që ka rëndësi për ne është që të arrijmë objektivin, të shpallemi kampion. Vetëm kjo, asgjë më shumë", përfundoi Torasa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania