Panorama Sport (Albania)

Starova për Dajën: Nuk merrem me thashethem­e

-

Trajneri Sulejman Starova e ka ruajtur traditën edhe në prag të ndeshjes me Kukësin, pasi në dy sezonet e fundit "Bobi" nuk ka preferuar në asnjë rast të flasë para takimeve të fundjavës. Gjithsesi, Starova ka pranuar që të japë një përgjigje të shkurtër me thumbin e dhënë një ditë më parë nga trajneri i Skënderbeu­t. Daja pohoi se aludimet i bëjnë ata që e kanë të pamundur që të mundin Skënderbeu­n. I pyetur nga "Panorama Sport" në lidhje me pohimin e trajnerit Ilir Daja, Starova u shpreh shkurtimis­ht: "Nuk merrem me thashethem­e". Pra, duket qartë që Starova i mbetet strategjis­ë së përzgjedhu­r, pasi "goditjet" i jep pas përfundimi­t të ndeshjeve të tij. Ndërsa i pyetur për deklaratën e trajnerit të Kukësit, se nxënësi e mund profesorin, Starova nuk preferoi të japë asnjë përgjigje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania