Panorama Sport (Albania)

Mazrekaj nuk stërvitet, por udhëton me ekipin

-

Mentor Mazrekaj nuk është përgatitur me ekipin në dy ditët e fundit, kështu që ai pritet që të mos jetë titullar në transfertë­n e sotme në Kukës. Të premten lojtari u largua nga stërvitja dhe seancën e ndoqi nga shkallët e tribunës së kompleksit në Pezë. Lojtari e ka pranuar se nuk gëzon formë të mirë, ndaj ai ka pohuar se do t'i bashkohet grupit kur të jetë gati. Edhe gjatë seancës së djeshme ai ka qenë larg përgatitje­ve të skuadrës. Dje, lojtari ka kryer disa ekzaminime mjekësore për të parë gjendjen e tij, pasi dihet se vjen pas një mungese të gjatë. Mësohet se Mazrekaj nuk është ende në 100% e tij dhe distancimi i fundit me skuadrën ka ardhur pikërisht për shkak të problemeve që i dalin herë pas here nga operacioni i kryer në kaviljen e këmbës së djathtë. Ndonëse Mazrekaj nuk është përgatitur me ekipin në dy ditët e fundit, ai sërish ka udhëtuar me ekipin drejt Kukësit. Shpresohet që mosprania e tij në seancat e fundit të ketë ardhur, realisht, për shkak të formës fizike dhe jo kontradikt­ave me stafin. Nuk përjashtoh­et mundësia që të jetë edhe ndonjë lëvizje mashtruese e të kuqve para Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania