Panorama Sport (Albania)

Gjoka-Starova, “shah” për titullin

Partizani ndryshon komplet krahun e majtë, "Bobi" rikthen kosovarin Ibrahimi si titullar

-

Kukësi- Partizani nuk vendos titul lin, por gjithsesi ai që fiton do të hedhë një hap të sigurt drejt "misionit" final. Dhe një gjë të tillë e kanë të qartë që të dy trajnerët. Gjoka në një anë dhe Starova në tjetrën pritet që të na ofrojnë një duel të gjithin taktik sot. Askush nuk do të humbasë, ndaj mund të thuhet me siguri që në fushë do të shohim dy ekipe më shumë se të kujdesshme. Verilindor­ët do mundohen që të ruajnë serinë e pathyeshmë­risë, ndërsa të kuqtë kanë për qëllim që të marrin trepikëshi­n e radhës, që i afron me kreun. Veç spektaklit që do ofrohet në fushë e tribuna, edhe në pankinë do të ketë një "lojë shahu". Si Gjoka, ashtu edhe "Bobi" janë munduar që të zgjedhin më të mirët. Në këtë 90-minutësh nuk kanë kurrsesi në plan që t'i besojnë rastësisë. Statistika­t vendosin përballë dy mbrojtjet më të mira ( kanë pësuar 9 gola). Si veriorët, ashtu edhe "demat" shfaqen "vrastare" në limit. Kukësi e ka gjetur 7 herë golin në çerekorësh­in e fundit, ndërsa Partizani në të njëjtin hark kohor ka shënuar 6. Rreshtimi i Kukësit

Ernest Gjoka i ka "fiksuar" titullarët me të cilët do t'u bëjë ballë miqve nga kryeqyteti. Ai i beson modulit "klasik", atij 4- 4- 2, ndërsa risia e vetme është braziliani Elton Kale. Ky i fundit do të jetë në të djathtë të mesfushës, në vend të Dvornekovi­ç që do e nisë nga stoli ( pasi vjen nga dëmtimi). Sakaq, në mungesë të Besar Musollit e nis nga minuta e parë Edon Hasani. Porta edhe këtë javë i mbetet Enea Koliçit. Mbrojtja, e cila mendohet që në këtë takim të ketë shumë punë, në të djathtë do të mbulohet nga kapiteni Hallaçi, në qendër do të jetë dyshja Shameti-Alla, ndërsa majtas Rrumbullak­u. Mesfusha do përbëhet nga Kale në të djathtë, Hasani e Lena në qendër dhe Karioka në të majtë. Sakaq, për sulmin nuk ka dyshime. Autorët e 20 golave së bashku, Pejiç e Emini, do të kenë edhe këtë duel peshën e "rrjetave". Rreshtimi i Partizanit

Sulejman Starova edhe për këtë javë ka ndryshime. Formacioni i "demave" pëson rrotacion dhe sidomos linja e majtë. Kësaj radhe pritet që Ibrahimi të jetë nga minuta e parë si mbrojtës i majtë, ndërsa Trashi do të zërë vendin e Mazrekajt në të majtë të mesfushës. Ndërsa pjesa tjetër e formacioni­t pritet të jetë ajo që nisi derbin e fundit me Tiranën, ku Atanda dhe Cetkoviç nuk shikohen titullarë as në "Zeqir Ymeri". Hoxha mbetet i "blinduar" në kuadrat, ndërsa para tij do rreshtohen veç Ibrahimit, edhe Krasniqi, Malota e Fejzullahu. Para defensivës është Ramadani, ndërsa në krahë Vila me Bathën. Sulmi i mbetet Ekubanit, që do të ketë edhe ndihmesën e Trashit me Torasën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania