Panorama Sport (Albania)

Gilberto: Nostalgji për Tiranën, vë “bast” për fitoren

"Luajtën mirë në derbi, sa keq që unë jam heroi i fundit"

- ADELA MERKO

Gilberto Fortunato nostalgjik për Ti ranën. Edhe pse u bë kohë që është larguar nga Shqipëria, ai ndihet ende i lidhur ngushtë me bardheblut­ë. Në fakt, edhe vetë 24 herë kampionët e vendit nuk mund ta harrojnë braziliani­n. Edhe pse nuk shpërtheu me këto ngjyra, dashur pa dashur të gjithë e kujtojnë për atë gol në derbi, që shënon edhe fitoren e fundit ndaj rivalit të përjetshëm. Kur jemi pak orë larg ndeshjes TiranaFlam­urtari, ai nuk heziton që të bëjë edhe një parashikim. Ka luajtur me të dyja, edhe pse mbresat më të mëdha i ka për eksperienc­ën në kryeqytet. Gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport", sulmuesi bën edhe një prognozë në lidhje me situatën e skuadrave që diskutojnë titullin.

Gilberto, çfarë po ndodh aktualisht me karrierën tuaj?

Jam në Malajzi, po luaj këtu momentalis­ht. Kam një kontratë deri në dhjetorin e 2017-s, por do të shpresoja që të qëndroja edhe më gjatë. Këtu ndihem i vlerësuar.

Nesër & sot ' ndeshen dy ish-skuadrat tuaja. Për cilën ndieni më shumë nostalgji, për Tiranën apo për Flamurtari­n?

Sigurisht për Tiranën. Pse e thoni me kaq siguri?

Për vetë ambientin që ekziston në atë ekip. Për njerëzit që e rrethojnë dhe për mbështetje­n që kanë për skuadrën. Jo vetëm kaq, por edhe atmosfera gjatë një ndeshjeje të Tiranës është e veçantë dhe fantastike. Gjithçka e kujtoj me nostalgji.

Tirana i ka humbur tifozët, "Fanatics" mungojnë në stadium prej javësh...

Nuk di të them shumë, sepse nuk i kam ndjekur ngjarjet. Megjithatë mendoj se do të kenë një arsye shumë thelbësore që e kanë marrë këtë vendim. Gjithsesi, mund të them pa hezitim që Tirana paska një mungesë shumë të rëndësishm­e.

Si e parashikon­i këtë duel?

Tirana ka avantazhin që luan në shtëpi dhe diçka e tillë nuk është pak. Megjithatë, duke njohur Flamurtari­n, ka shumë lojtarë grintozë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për Tiranën që të marrë atë që do.

Pra, si përfundon ndesh-

ja, sipas jush?

Nëse do të më kërkohej të vendosja një "bast", sigurisht që do ta vija për fitoren e Tiranës.

Të dyja skuadrat janë në pozita të vështira në renditje dhe rrezikojnë edhe zonën e mbijetesës.

Fundi i tabelës është bërë i vështirë, mirëpo kam besim që të dyja skuadrat do të kenë forcën e mjaftueshm­e për t'u qëndruar larg dy vendeve të fundit. Duhet të bëjnë të pamundurën për diçka të tillë.

Mendoni se do t4ia dalë Tirana që të harrojë humbjen e radhës në derbi?

E ndoqa derbin dhe nuk më erdhi mirë për atë humbje.

Pati disa kontestime nga klubi për vendimet e arbitrave. Mendoni se ishte humbje e pamerituar?

Nuk do të futem në këtë diskutim, pasi jua thashë edhe më sipër që e kam të vështirë

t'i ndjek gjërat me rregullsi. Unë pashë vetëm lojën në fushë dhe mund të them që Tiranës i mungoi bashkëpuni­mi i duhur mes lojtarëve. Në ç4kuptim?

Mesfusha dhe sulmi nuk kishin lidhjen e duhur mes tyre. Mungoi pasimi i fundit për shanse të pastra, ndërkohë që edhe sulmuesi mund të kishte bërë më shumë për të qenë në ndihmë të skuadrës. Duhet të mundohej të krijonte më shumë hapësira e shanse për të shënuar.

Si ju duket skuadra në krahasim me periudhën kur keni qenë ju pjesë e saj?

Ne kemi pasur shumë lojtarë cilësorë, një trajner mjaft të mirë dhe kemi qenë shumë të bashkuar. Tashmë, Tirana aktualisht ka pak lojtarë cilësorë dhe ka shumë të rinj. Këta të fundit, pavarësish­t dëshirës, nuk janë të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjës­i. Duhej të kishte të paktën 20 lojtarë cilësorë dhe katër apo pesë të rinj.

Jeni heroi i fundit i Tiranës në derbi...

Më vjen mirë dhe njëherësh keq. Çdokush kur dëgjon që është autori i golit që ka mjaftuar për fitoren e fundit, ndien një lloj

kënaqësie. Mirëpo, për mua nuk është e plotë kjo kënaqësi, pasi më vjen keq për Tiranën që nuk ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishm­e prej më shumë se tri vitesh.

Kush mendoni se do të fitojë kampionati­n?

Duhet të thosha Skënderbeu, por mendoj se këtë sezon ndoshta do të triumfojë Kukësi në finish. Përveçse kanë cilësi në ekip, këtë vit kanë edhe më shumë eksperienc­ë. Skënderbeu sakaq, më duket një skuadër në rinovim, e cila nuk do të ketë forcën e viteve të mëparshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania