Panorama Sport (Albania)

Këshilla për të gjithë, mungon vetëm Radoviç

-

Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen me Tiranën që luhet sot në kryeqytet. Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në orën 11:00 të paradites, Duro ka dhënë edhe këshilla, ndërsa ka kërkuar angazhimin maksimal nga porta deri në sulm. Duro ka kërkuar nga lojtarët që të bëjnë maksimumin. Trajneri kërkon një ekip të kujdesshëm në mbrojtje, por pa harruar edhe sulmin. Rreth orës 17:00, ekipi është nisur nga Vlora drejt kryeqyteti­t, ku edhe kaloi natën. Sakaq, 11-shja nuk pëson ndryshime. Në "Selman Stërmasi" do të jetë e njëjtë si ndaj Teutës. Shkodra, Bushic dhe Rniç do ta nisin nga stola, ndërsa Radoviç mungon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania