Panorama Sport (Albania)

Sinella: Isha i bindur që merrnim pikë

-

Trajneri i kurbinasve, Bledar Sinella, ka deklaruar se skuadra e tij mund të merrte edhe më shumë nga ndeshja e djeshme. "Ishte një transfertë e vështirë, ndaj një kundërshta­ri që nuk fal në fushën e tij. Po të them të drejtën ish e sigurt që nuk dilnim pa pikë. Nga një gabim që bëmë u ndëshkuam me gol, por ajo që më gëzon është se skuadra tregoi forcë karakteri, e barazoi dhe mund ta kishim fituar ndeshjen, edhe pse me 10 lojtarë. Mundëm ta ruanim rezultatin, shpirti i garës që treguam të jep shpresë të ecësh përpara. E kam thënë që në fillim që kjo skuadër do vijë çdo ditë duke u përmirësua­r dhe ngritur nivelin e saj. Forca e karakterit që u tregua më pëlqeu pasi skuadra mësoi sot që mund të fitojë edhe jashtë fushe. Nuk jemi ende në 100% tonë, se kemi pasur lojtarë që kanë ardhur me vonesë, thuajse nuk ishin në minifazën përgatitor­e. Por kemi një grup, i cili me të vërtetë e ka forcën te grupi, nuk varemi nga individë, por te karakteri. E them përsëri që ky grup do të rritet, do ecë përpara", ka mbyllur Sinella për "Supersport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania