Panorama Sport (Albania)

Laska shkund kurbinasit, Sinella rrëshqet në pistë

-

-Futja e tifozëve në shkallët e tribunës B nis të bëhet që në orën 12:30, ndërsa policia ka kryer kontroll të rreptë te të gjithë, duke mos lejuar futjen e mjeteve të forta.

-Pavarësish­t reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë në qytetin jugor, numri i tifozëve të pranishëm në stadium ishte rreth 2000. -Një pjesë e tifozëve kanë preferuar që ta ndjekin takimin nga tarracat e pallateve rreth stadiumit.

-Në tribunën VIP nuk kanë munguar dy presidentë­t e klubeve, Grigor Tavo dhe Pashk Laska.

-Në pushimin e ndeshjes, presidenti i ekipit mik ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe u ka kërkuar futbollist­ëve të tij që të marrin me çdo kusht pikë në këtë ndeshje. Madje në ambientet e impiantit janë dëgjuar edhe tone të larta.

-Për herë të parë si kundërshta­r në rolin e drejtuesit ishte dje Arlind Nora. Ish-sulmuesi gjirokastr­it ka përjetuar një ndeshje me shumë emocione në stolin e Laçit. Drejtori sportiv i kurbinasve është përshëndet­ur në fund me tifozët bluzi.

-Në minutën e 8-të të ndeshjes, trajneri Sinella ka kontestuar një vendim të kryesorit Sadiku dhe ka rrëshqitur, çka ka krijuar ilaritet te të pranishmit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania