Panorama Sport (Albania)

"Tani duhet të mundim Vllazninë"

-

Behar Ramadani ka arritur të shënojë për Luftëtarin golin e avantazhit nga pika e bardhë, megjithatë barazimi në fund të takimit duket se nuk i ka pëlqyer shumë. "Kur portieri reagoi në momentin që gjuajta, u ndjeva ngushtë, por më pas pashë që topi shkoi në rrjetë. Megjithatë nuk mjaftoi ai gol, pasi kurbinasit na barazuan, duke na mohuar fitoren. Nëse do të merrnim pikë të plota, do të festonim të gjithë, por futbolli është i tillë. Gjithsesi, jam i mendimit se duhej të kishim bërë më shumë. Tani duhet të shohim përpara, sepse kemi një tjetër ndeshje te vështirë ndaj Vllaznisë", ka mbyllur Ramadani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania