Panorama Sport (Albania)

Teuta nuk fal, “shemb” Korabin

repikësh i artë për durrsakët, nga La!i ndjekës dhe vetëm -1 nga irana

- JETON REXHMATI

Teuta fiton duelin e mbi jetesës. Skuadrës së drejtuar nga Magani i mjaftojnë 11 metra për të realizuar një gol që i dhuron fitoren e tretë radhazi në të gjithë kompeticio­net. Nga ana tjetër, Korabit nuk i mjafton grinta dhe volumi i tentativav­e për të shënuar, pasi mungon pasimi i fundit dhe konkretizi­mi. Për skuadrën vendase ka vendosur penalltia e fituar dhe e shndërruar në gol nga Ribaj, mirëpo rastet për ta dyfishuar sfidën kanë qenë të shumta. Korabit nuk i mjafton as portieri Laço, i cili ka qenë i mrekullues­hëm me shpëtimin e disa golave të sigurt. Kjo fitore e ngjit Teutën në kuotën e 26 pikëve, katër më shumë sesa Laçi ndjekës dhe vetëm një më pak se Vllaznia e Tirana. Pjesa e parë

Faktor kryesor në 45 minutat e para u bë terreni i rënduar prej reshjeve të shiut. Të dyja skuadrat u kondicionu­an nga kjo gjë dhe ritmi i takimit nuk ishte në nivelet maksimale, me të gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave. Teuta është më kërkuese, ndërkohë që Laço ka bërë bllokadë. Progni, Cmajcanin dhe disa herë Andi Ribaj kanë provuar që të zhbllokojn­ë sfidën, por portieri i Korabit ka qenë i vendosur për të ruajtur të paprekur kuadratin e tij. Në fillim është Korabi që sulmon dhe që është më i qartë, mirëpo për fare pak minuta, pasi Magani këshillon të tijtë dhe situata përmbyset. Një ndeshje ku duket qartë që vendasit janë më në tension sesa Korabi, që nuk ka shumë për të humbur, nisur nga situata ku ndodhet në fundin e takimit.

Pjesa e dytë

Në këto minuta, vendasit janë të qartë dhe të vendosur për të marrë maksimumin. Udhëzimet e Maganit kanë bërë që lojtarët e "Djemve të detit" të kenë qartësinë dhe vendosmëri­në e duhur që në minutat e para të këtij fraksioni. Gjatë një aksioni në sulm të Teutës, Ribaj rrëzohet në zonë, pasi pretendon ndërhyrje nga Kaja dhe për kryesorin ka 11metërsh. Është sulmuesi fierak që merr miratimin e Maganit për të goditur dhe tregohet i saktë, 1- 0 për durrsakët. Goli duket sikur mjafton për lojtarët vendas që nuk kanë freskinë dhe qartësinë e duhur në kërkim të golit që do të finalizojë. Lojtarët e Korabit tentojnë disa herë me kundërsulm, por pa ia dalë. Aktivizimi i Endri Maganit për Teutën bën që vendasit të krijojnë volum rastesh, ndërkohë që

Geraldo Kaloshi jep një tjetër ritëm për Korabin. Me gjithë tentativën e të dyja ekipeve, rezultati do të mbetet i njëjtë deri në fund të takimit. Teuta merr një fitore të rëndësishm­e, nisur edhe nga barazimi i rivaleve për mbijetesë, Laçit dhe Luftëtarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania