Panorama Sport (Albania)

Heroi Ribaj: Tri pikë të arta

-

Autori i golit të vetëm, por me vlerën e tri pikëve në takimin ndërmjet Teutës dhe Korabit, për "Panorama Sport" u shpreh se 11-metërshi ishte dhe kryesori nuk gaboi në dhënin e tij. "Fituam një ndeshje të vështirë, pasi lojtarët e Korabit vinin pa kurrfarë presioni. E rëndësishm­e ishte të fitonim dhe për ne janë tri pikë të arta që do të na shërbejnë për ecurinë pozitive që kemi pasur në këto javë të fazës së tretë, ku kemi grumbullua­r 10 pikë në 5 ndeshje. Penalltia? Nuk ka asnjë pikë dyshimi që ishte e tillë. Kundërshta­ri më shtyu dhe humba ekuilibrin. Kryesori u tregua i saktë. Ekzekutimi? Jo meqë e fitova unë, por sepse i godas edhe në stërvitje", ka deklaruar Ribaj.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës
Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania