Panorama Sport (Albania)

Anësorët e bëjnë baltë, i katërti bën lëmsh tabelat

-

Në ndeshjen e djeshme, përveç emocioneve në kuadratin e fushës së blertë, ka pasur edhe detaje interesant­e që nuk janë parë në televizion.

-Reshjet e shiut kanë bërë që fusha të mos jetë në gjendje optimale për të luajtur, por ajo që u vu re ishte pjesa anësore ku arbitrat anësorë, nga lëvizja e tyre, e kanë kthyer në një "pistë balte". -Kur ndeshja përfundon, tifozët durrsakë ironizojnë me trajnerin Haxhia: "Gerti, je më i mirë për skema në televizion". -Arbitri i katërt merr tabelën e durrsakëve për të dhënë minutat shtesë, por në atë moment edhe Korabi bën zëvendësim­in e tretë. Zëvendëstr­ajneri i Korabit i merr të dyja tabelat dhe niset drejt stolit. U desh ndërhyrja e Zirit për t'i thënë që njëra është e Teutës e më pas e ka rikthyer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania