Panorama Sport (Albania)

Sopoti B përmbys Mirditën, Poçi bën dopietë

-

Sopoti B përmbys Mirditën. Një sfidë shumë e bukur nga të dyja skuadrat, ku ka pasur baraspeshë në të dyja fraksionet e ndeshjes. Fillimisht janë mirditorët që kalojnë në epërsi, kur në të 14-ën Besmir Pepkolaj shënon nga pika e bardhë dhe në minutën e 22-të kapiteni Poçi barazon shifrat. Fraksioni i dytë është dhe më i bukur e të dyja skuadrat kërkojnë golin e epërsisë dhe vetëm Sopoti B e gjen atë kur kapiteni shtatlartë godet bukur me kokë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij vetëm 5 minuta përpara fundit. Theksojmë se te skuadra e Sopotit ka pasur disa mungesa dhe kanë luajtur lojtarë që janë në moshë të vogël 17-18 vjeç. Ndërkaq, Mirdita, që e nisi kampionati­n me rezultate pozitive, tashmë po sheh të humbasë terren në renditje. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania