Panorama Sport (Albania)

Bano: Fitoret na e lehtësojnë ngjitjen

-

"Arritëm një fitore të vështirë në Fier, duke pasur parasysh dhe statistika­t, pasi në ndeshje derbi nuk shikohet as klasifikim­i dhe as gjendja e pikëve. Kemi marrë një trepikësh shumë, shumë të vlefshëm dhe mendoj se e kemi administru­ar shumë mirë ndeshjen për 90 minuta. Kundërshta­ri kishte vetëm dy - tre raste episodike në drejtim të portës tonë. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t'i marrim ndeshjet një nga një. Në këtë situatë që është Apolonia sivjet kemi qenë ne vitin e kaluar. Unë mendoj se ka një skuadër shumë të mirë, që me 3- 4 përforcime mund të bëhet e pathyeshme. Dua të falënderoj futbollist­ët që po korrin vetëm fitore, pasi kështu do ta kemi më të lehtë ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania