Panorama Sport (Albania)

Demiraj: U kërkoj falje tifozëve

-

Kreu i pankinës së Apolonisë është shprehur se diferencën në takimin e djeshëm e ka bërë eksperienc­a e lojtarëve. "Ishte një ndeshje e tensionuar, ashtu siç janë në përgjithës­i derbit. Mendoj që me eksperienc­ën që ka, ekipi i Lushnjës arriti ta menaxhojë e ta zgjidhë me sukses sfidën ndaj nesh. Ne kemi një ekip me moshë mesatare të re që nuk e durojnë dot presionin dhe tensionin që kërkon kampionati. Bëjmë disa gabime elementare, si dhe sot që kanë sjellë dhe humbjen e takimit. Meqë po më jepet rasti, dua t'u kërkoj falje në emër të skuadrës të gjithë tifozëve për lojën dhe humbjen e pësuar. E dimë që i kemi zhgënjyer, por duhet ta kuptojnë situatën e ekipit", ka thënë Demiraj, që duket i dorëzuar duke parë ekipin që ka në dispozicio­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania