Panorama Sport (Albania)

Alcani: Penalltia na penalizoi

-

Shënkolli është skuadra surprizë e Kategorisë së Parë në këtë sezon futbollist­ik, edhe pse humbja e djeshme ka qenë disi e paparashik­ueshme. "Ishte ndeshje e vështirë dhe u munduam të bënim diçka në pjesën e parë, por siç e patë edhe vetë, ndoshta penalltia na penalizoi pasi loja mori tjetër rrjedhë. U munduam të reagonim në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm, ky është futbolli. Kastrioti ka një ekip cilësor, sepse na vendosi tërë kohën në vështirësi. Tani duhet të shohim përpara për ndeshjen e radhës", ka thënë Alcani, i cili është një nga trajnerët e suksesshëm, duke qenë se arriti ta rendiste skuadrën e tij për momentin në pesëshen e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania