Panorama Sport (Albania)

Turbina nis ngjitjen, Shkumbini nga "parajsa" në "ferr"

- GOLAT: TURBINA: SHKUMBINI: KARTON I VERDHË: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Turbina ka mposhtur dje Shkumbinin me rezultatin 2-1. Cërrikasit kanë triumfuar në derbin ndaj peqinasve në takimin e zhvilluar në "Nexhip Trungu". Falë këtij 3-pikëshi, cërrikasit vijojnë serinë e rezultatev­e pozitive duke u ngjitur në vendin e 7-të. Ndërsa peqinasit që ishin në vendet e para gjatë pjesës së parë të kampionati­t, tashmë rrezikojnë të jenë në 5-shen e dytë dhe të luftojnë për mbijetesë.

Ndeshja - Takimi i djeshëm në Cërrik ka startuar 20 minuta me vonesë. Shkak është bërë mungesa e ambulancës. Një urgjencë e papritur në qendrën spitalore të qytetit ka detyruar autoambula­ncën të nisej drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Drejtuesit e klubit kanë ndërhyrë duke mundësuar afrimin e një tjetër ambulance nga njësia administra­tive Shalës, që tashmë është pjesë e Bashkisë Cërrik. Fillimi i lojës ka rezultuar me fat për cërrikasit. Që në minutën e 2-të, Sallaku depërton brenda zonës, shmang edhe portierin, duke kaluar Turbinën në avantazh. Por peqinasit nuk dekurajohe­n. Është Ramazani që vetëm 11 minuta më pas arrin të barazojë rezultatin, duke realizuar me kokë. Loja vijon me aksione të shpejta nga të dy krahët, ndonëse vendësit janë më kërkues. Falë disa tentativav­e radhazi, Turbina rigjen sërish avantazhin. Në të 35-ën, Bërdufi merr një asist brenda zonës nga Sallaku dhe mposht për herë të dytë portierin peqinas. Pjesa e parë përfundon me epërsinë e cërrikasve. Në fraksionin e dytë të lojës Shkumbini duket më kërkues ndaj golit. Nga ana tjetër, cërrikasit krijojnë shumë raste shënimi, por protagonis­tët shpërdoroj­në përpara portës. Skuadra e Sinan Bardhit përpiqet të menaxhojë avantazhin, ndërsa peqinasit e Branicës zbresin kryesisht me kundërsulm­e. Gjithsesi minutat e fundit të këtij derbi, ndonëse me disa episode, nuk ofrojnë ndryshim rezultati. Florenc Manari

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania