Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Një fitore mbijetese

-

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi, u shpreh: "Ishte një ndeshje, të cilën fatmirësis­ht e zgjidhëm që në pjesën e parë. E kishim përgatitur gjatë gjithë javës këtë takim dhe sigurisht që jam i kënaqur me atë çka dhanë lojtarët në fushë. Kaluam shpejt në avantazh, u barazuam dhe sërish shënuam. Në pjesën e dytë patëm disi luhatje dhe gjatë fundit edhe mund të ishim ndëshkuar. Gjithsesi, mendoj se morëm një fitore të merituar e tashmë jemi në rrugën e duhur të realizimit të objektivit. Edhe në takimin e ardhshëm ndaj Dinamos do të synojmë fitoren. Kam bindjen se do të arrijmë të mbetemi në Kategorinë e Parë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania