Panorama Sport (Albania)

Mundi Samuel Etonë, premio e majme për Cikalleshi­n

-

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka luajtur për të dytën herë radhazi si titullar në Super Ligën turke në radhët e skuadrës së tij Akhisar Beledijesp­or. Futbollist­i nga Kavaja ka qëndruar në fushën e lojës për 73 minuta pa gjetur rrugën e rrjetës, edhe pse Akhisari shënoi 3 herë ndaj Antaljaspo­rit në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të. Me këtë fitore 3-0 përballë skuadrës ku aktivizohe­t sulmuesi i njohur kamerunas Samuel Eto, Akhisari ngjitet në kuotën e 27 pikëve duke qëndruar përkohësis­ht në vendin e 12-të të renditjes. Premio - Bomberi i Kombëtares ka siguruar një premio të rëndësishm­e me fitoren e djeshme. Në bazë të kontratës së tij të huazimit deri në fund të sezonit, sulmuesi i Kombëtares përfiton rreth 10 mijë euro në çdo fitore që do të sigurojë skuadra e tij deri në përfundim të sezonit. Cikalleshi ishte një futbollist i vlerësuar edhe nga Basaksehir dhe ka qenë vetë kjo e fundit që ka insistuar për shqiptarin që të nënshkruaj­ë një kontratë me terma të mirë financiarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania