Panorama Sport (Albania)

"Ua kërkova unë spektaklin për jubileun, Myleri ishte më i miri"

-

Nuk kishte dhuratë më të bukur sesa fitorja 8-0 me ndeshjen jubilare të Karlo Ançelotit si trajner. Kundër Hamburgut ai zhvilloi ndeshjen e 1000-të që nga viti 1995, kur e nisi nga pankina e Rexhianës. Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, i dha buqetën me lule para ndeshjes. "Ishte një ndeshje perfekte. Para takimit u thashë lojtarëve se doja një ndeshje spektakola­re për ndeshjen time të 1000-të. Nuk e prisja të luanin kaq mirë. Jam shumë i lumtur dhe uroj që në ndeshjen e radhës të luajmë me të njëjtin ritëm e të njëjtin shpirt", u shpreh Ançeloti, duke shpallur Mylerin si lojtarin më të mirë të ndeshjes, pavarësish­t se Levandovsk­i shënoi tre gola, - "Tomas Myler ishte më i miri në fushë, edhe pse nuk shënoi. Tomasi ishte çelësi i kësaj fitoreje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania