Panorama Sport (Albania)

Alaba: Ja mesazhi i trajnerit, Myler magjik

-

Mbrojtësi i majtë, David Alaba, ka zbuluar mesazhin që u dha trajneri për ndeshjen e tij jubilare. Ai i bëri si dhuratë një gol Ançelotit në ndeshjen e 1000të. "Trajneri na tha se sot (dje) zhvillonte ndeshjen e tij të 1000-të dhe dëshironte diçka të veçantë. Të gjithë e patëm në konsiderat­ë dhe u ndjemë më të motivuar me qëllim që ta rrethonte këtë datë në kalendarin e tij. U gëzova shumë që shënova. Myler tregoi klasin e tij. Ai është magjik. Do të preferoja që të shënonte vetë, por ai zgjodhi të ma pasonte mua. Prezenca e tij në fushë ka më shumë rëndësi sesa golat. Qëllimi i secilit prej nesh është fitorja e ekipit. Bashkëpuni­mi është çelësi i suksesit", deklaroi Alaba.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania