Panorama Sport (Albania)

"Topin e mora me vete me të gjitha firmat"

-

Robert Levandovsk­i është shndërruar në makinë golash edhe këtë sezon. Me tripletën ndaj Hamburgut kryeson me 19 gola listën e golashënue­sve të Bundesligë­s. "Zhvilluam një ndeshje intensive. Kërkonim golin për çdo moment. Koordinimi dhe finalizimi i aksioneve ishte në nivele shumë të larta. Shënova tre gola dhe topin e mora me vete, pasi nënshkruan të gjithë shokët e skuadrës", nënvizoi Levandovsk­i, duke shtuar më tej, - "Ndodhemi në një fazë vendimtare dhe ky rezultat na motivon më shumë për ndeshjet e radhës. Nëse në disa takime nuk kemi shkëlqyer me lojë, kundër Hamburgut funksionoi çdo gjë. Duhet të mbajmë këtë ritëm për të realizuar objektivat tona".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania