Panorama Sport (Albania)

Gomez refuzoi ekipin e Kanavaros

-

Agjenti i Mario Gomezit, Uli Ferber, ka zbuluar se klienti i tij refuzoi një megaofertë nga Kina. Skuadra e Tianjin Kuanjian e drejtuar nga Fabio Kanavaro i ofroi 15 milionë euro neto në sezon. "Na u ofrua një ofertë mjaft interesant­e nga Kina, por Gomez preferoi të rikthehej te Volfsburgu", tha agjenti Ferber. Ndërsa mediat angleze spekulojnë se Lajpcigu ka shprehur interes për portierin e Sitit, Klaudio Bravo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania