Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

NETO pa notë - Shkurt, "i papunë". E vetmja goditje e dobët që vjen nga distanca, e Hoze Maurit, thjesht e gudulis... ALVESH 6.5 - Asist për Aleks Sandron dhe shumë iniciativa në korsinë e djathtë. Për një natë iu afrua "atij" të Barcelonës. BONUÇI 6 - I sigurt dhe autoritar, ndonëse sulmuesit e Empolit nuk është se i hapën shumë punë në anët e tij.

RUGANI 6 - Njësoj si Bonuçi. Kundër ish-skuadrës i mjafton thjesht të administro­jë situatat e lojës që iu paraqitën.

ALEKS SANDRO 7 - Epitet për atë po mbarojnë... Ia pakursyer në të majtë, pasime plot finesë, një mori me krosime dhe një gol prej bomberi race. MARKIZIO 6 - Nën ritëm në 30 minutat e para të lojës, por kur e sheh se skuadra kërkonte më shumë prej tij, ai ndezi motorët dhe ndihmoi në fitoren e djeshme. I la vendin Rinkonit në të 79ën (pa notë).

PJANIÇ 6 - Një ndeshje prej futbollist­i "normal". Kundër Empolit nuk shfrytëzoi siç duhet goditjet e dënimit, "arma" e tij e fortë. Ndoshta i ka ruajtur "plumbat" për një rast më të rëndësishë­m... STURARO 6.5 - Shfrytëzon mundësinë e Alegrit, por tregohet edhe mjaft efikas në rolin e sulmuesit anësor. Një "ushtar" ekzemplar. Në të 74-ën e zëvendëson Dibala (nota 6), i cili i jep menjëherë shpejtësi dhe paparashik­ueshmëri lojës, por vetëm fati i keq i mohon një tjetër gol spektakola­r.

MANXUKIÇ 6.5 - Bëri gjithçka në të kundërt në pjesën e parë, por kurrsesi nuk reshti së besuari te goli, i cili do të vinte me dhunë, një goditje me kokë në të cilën shkarkoi të gjithë nervozizmi­n e tij. Një "bishë"!

KUADRADO 6.5 - Krosimi milimetrik për Manxukiçin është i tiji, por është mbi të gjitha i papërmbajt­shëm në driblime. I lë vendin Pjacës (85', pa notë). HIGUAIN 6.5 - Dje ishte më i saktë si asistmen, sesa si finalizues. Humb një rast të artë për të pasuruar numrat e tij prej goleadori. Trajneri ALEGRI 7 - Juventusi i tij është një rul që asfalton këdo. Shumë i zoti në menaxhimin e forcave dhe në mbajtjen në ekuilibër të skuadrës, edhe kur ndërron më shumë se gjysmën e "aktorëve" titullarë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania