Panorama Sport (Albania)

"Bonuçi super, do bëj 'tifo' për Interin"

-

Masimilian­o Alegri ndoshta nuk është i ekzaltuar nga paraqitja e skuadrës së tij, ndonëse ai mund të jetë i kënaqur edhe me pak në këtë rast, duke parë se përpara është gjysmëfina­lja e vajtjes së Kupës së Italisë kundër Napolit. "Nuk mund të them se shkëlqyem, por të paktën ishim shumë të rregullt në fushë, lojtarët lëvizën mirë, nuk rrezikuam thuajse asnjëherë për të pësuar dhe në pjesën e dytë e zgjidhëm ndeshjen me dy gola të rëndësishë­m. Prandaj, nuk kam se çfarë të kërkoj më shumë, edhe pse këto ndeshje me skuadra si Empoli nuk janë kurrë të thjeshta. Titulli afrohet? Nuk afrohet asgjë... Mund të themi se kemi bërë një tjetër hap, normalisht të rëndësishë­m, por asgjë nuk është vendosur. Jemi shkëputur 10 pikë, por vetëm për pak orë, sepse Roma mund të fitojë në Milano dhe mund të rikthejë diferencën që kemi, në +7. A do e shoh ndeshjen? Patjetër, dhe me shumë interes madje. Ia vlen ta ndjekësh Inter-Roma..., një ndeshje në të cilën do të ishte bukur sikur Roma të mos fitonte, - vazhdon trajneri i Juventusit, që në fund përgëzon edhe Bonuçin. - Kore të tifozëve për atë? Leonardo është përshëndet­ur gjithmonë, por si trajner mund të them se bëri një ndeshje perfekte dhe jam i lumtur për atë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania