Panorama Sport (Albania)

"Të gjithë prisnin Gonzalon, por shënova unë"

-

Aleks Sandro shpallet lojtari më i mirë i Juventusit për të dytën ndeshje me radhë, pas asaj kundër Portos. Mbrojtësi i majtë brazilian konfirmohe­t gjithmonë e më shumë një lojtar i pazëvendës­ueshëm, por tani po gjen vazhdimësi­në edhe në shënimin e golave. "Të gjithë presin Higuainin, por di të shënoj edhe unë, - bën ironi 26-vjeçari. - Goli më lumturon, sepse bëra një lëvizje të bukur në zonë dhe ia arrita që të përfundoja me sukses atë që kisha në mendje, por mbi të gjitha ai gol na lejoi që t'i thoshim fjalën 'fund' edhe takimit. Empoli është një skuadër mjaft e mirë, por ne jemi më të fortët dhe ky ishte një tjetër sinjal i rëndësishë­m për kampionati­n, pse jo edhe në pritje të Kupës së Italisë. Prandaj, tani të përqendroh­emi te ndeshja e së martës me Napolin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania