Panorama Sport (Albania)

Guardiola kërkon Daniel Alveshin

-

Daniel Alvesh, edhe pse 34vjeçar, vazhdon të jetë shumë i lakmuar nga klubet e mëdha të Europës. Ndonëse te Juventusi nuk ka arritur që të dhurojë deri tani asgjë nga ajo që e veçonte te Barcelona, gjithsesi ka ende admirues të rëndësishë­m, siç është Pep Guardiola. Trajneri spanjoll, që e ka stërvitur te Barcelona dhe me të cilin kanë festuar shumë trofe së bashku, ka kërkuar që ta ketë mbrojtësin e djathtë në skuadër për sezonin e ardhshëm, por nuk kërkon të shpenzojë shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania