Panorama Sport (Albania)

Ja etapat që e bënë të madh Donarumën

-

Xhanluixhi Donaruma fiku dje 18 qirinj duke festuar datëlindje­n e tij të parë si maxhoren. Pavarësish­t moshës së re, ai ka bërë një paraqitje mbresëlënë­se me skuadrën e Milanit, qysh kur Mihajloviç i besoi fanellën e titullarit. Në këtë ditë të shënuar për Donarumën kemi sjellë etapat e tij më të rëndësishm­e.

22 shkurt 2015 - Hera e parë në stol në moshën 15 vjeç dhe 11 muaj në takimin Milan-Çezena që u mbyll 2-0 për kuqezinjtë: është Inzagi që e mori në skuadrën e parë Xhixhon, për shkak të skualifiki­mit të Diego Lopez dhe pamundësis­ë së Agacit.

30 korrik 2015 - Në Shangai, Milani u përball me Real Madridin në "Internatio­nal Champions Cup": ndeshja mbërrin te penalltitë dhe është ai që ndal goditjen e Krosit nga pika e bardhë, duke e shtyrë garën deri në fund, për t'u vendosur më pas pikërisht nga gabimi i tij nga pika e bardhë.

28 tetor 2015 - Është dita e debutimit të Donarumës në ndeshjet zyrtare me Milanin: Mihajloviç ka meritën e lançimit asokohe të 16vjeçarit në sfidën ndaj Sasuolos. Në "San Siro" përfundoi 2-1, teksa Donaruma pësoi golin e tij të parë si profesioni­st nga Berardi me goditje dënimi. 31 janar 2016 - Donaruma përballet për herë të parë në karrierën e tij me Interin në ndeshjet zyrtare, duke u bërë titullari me moshën më të re që ka luajtur ndonjëherë në derbin e Milanos. Një mbrëmje perfekte për Milanin që thyen 3-0 zikaltrit. 24 mars 2016 - Në moshën 17 vjeç dhe 28 ditë Donaruma bëhet futbollist­i më i ri që debuton me kombëtaren italiane U-21, duke zbritur në fushë si titullar në Uaterford ndaj Irlandës, ndeshje që u fitua 4-1 nga të kaltrit e Di Biaxhos. 21 maj 2016 - Është zhgënjimi i parë i vërtetë sportiv në karrierën e Donarumës, që me Milanin e tij humb finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit: numri 99 i kuqezinjve nuk arriti të bënte asgjë ndaj golit të ndeshjes që u shënua nga Morata në kohën shtesë. 21 gusht 2016 - Donaruma e nis në mënyrën më të mirë Serinë A 20162017, duke pritur penalltinë e tij të parë në ndeshjet zyrtare: ishte një ndërhyrje vendimtare ajo e Xhixhos ndaj goditjes së Belotit në minutën e 95-të, që i dha mundësinë Milanit të mposhtte Torinon e Mihajloviç­it 3-2.

1 shtator 2016 -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania