Panorama Sport (Albania)

"Balerini" Mançini: E refuzova unë Interin

-

Ish- trajneri i Interit, Roberto Mançini, nuk e ka në plane që të marrë një skuadër deri në fund të këtij sezoni, madje ai pritet të provojë një aventurë të re në botën e kërcimit, pasi do të jetë një prej protagonis­tëve të emisionit "Ballando con le Stelle". Nëse ai u mëson futboll të tjerëve, tashmë i takon "Manço"s që të vihet nën urdhrat e koreografë­ve dhe të studiojë si balerin. "Jam një dramë e vërtetë në kërcim, sidomos në tango, por jam gati që të vihem në dispozicio­n dhe javë pas jave të perfeksion­ohem në kërcim, - bën hyrjen e tij 52-vjeçari, i cili më pas ndalet te çështjet e fundit të shumëpërfo­lura. - I thashë 'jo' Leiçesteri­t? Nuk është aspak e vërtetë që i kam refuzuar, nuk kam folur me askënd prej tyre. Më vjen keq për Ranierin, pas mrekullisë së bërë vjet me fitimin e titullit".

Çështja "Bonuçi" - Në lidhje me sherrin Alegri-Bonuçi, Mançini komenton. "Me sa lojtarë jam zënë unë? Me asnjë. Me Tevezin ishte një situatë komplet ndryshe. Unë i thashë të ngrihej në nxehje, por ai nuk pranoi. Unë e

thirra dhe i kërkova që të kërkonte falje dhe ta mbyllnim aty atë çështje. Ai u përgjigj duke shkuar në Argjentinë dhe u kthye në ekip pas 2-3 muajsh".

Largimi nga Interi - Në fund, ai komentoi edhe një herë dorëheqjen nga zikaltrit: "Interi ka kthyer faqe pas largimit tim? Mos gaboj, unë u largova në gusht (qesh)... Shkurt, nuk ekzistonin kushtet për të vazh-

duar më së bashku. Madje, unë mora edhe një ofertë të re nga grupi kinez, për të rinovuar edhe për tre vite të tjera, por disa situata që përjetova me lojtarët ma bënin të pamundur të vazhdoja. Interi kishte një grup të mirë lojtarësh, mjaftonte vetëm pak punë dhe durim për të luftuar për vendet e parà, por tashmë historia është shkruar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania