Panorama Sport (Albania)

Manolas: Betejë e ashpër, por ne mund t'ia dalim

-

"Kundër Interit është gjithmonë një betejë e ashpër, sepse ata janë një skuadër e madhe dhe kanë gjetur një trajner, i cili po bën një punë fantastike, pasi vetë rezultatet e tregojnë këtë. Gjithsesi, ne jemi Roma dhe nëse vendosim ritmin tonë në fushë, mund t'ia dalim të fitojmë normalisht edhe në Milano". Kostas Manolas është objektivi kryesor i Interit për sezonin e ardhshëm, por mbrojtësi i Romës as që kërkon të flasë për këtë argument, por thjesht kërkon të dalë fitues nga "San Siro". "Unë tek Interi? Nuk më interesojn­ë këto thashethem­e, thjesht dua që t'i mund dhe të kthehemi në shtëpi me tri pikë. Ata kanë Ikardin, Kandrevën dhe Perisiçin, nga të cilët duhet të bëjmë kujdes, por kurrsesi të kemi frikë, sepse mos harrojmë se jemi Roma".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania